KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » S’ka tretësirë injeksioni për foshnjat e porsalindura në QKUK
Shëndetësi

S’ka tretësirë injeksioni për foshnjat e porsalindura në QKUK

Kosova News
Kosova News 19:49 -07/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një medikament që përdoret tek të porsalindurit mungon tash e një kohë në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK. Për pasojë, prindërit e foshnjave kanë kërkuar ndihmë për ampulën edhe në rrjete sociale. Drejtoria e ShSKUK-së nuk ka lejuar menaxhmentin e Klinikës të japë informacione rreth produktit, e përmes një përgjigjeje me shkrim ka dhënë si arsye mungesën e ofertuesve në tenderim

Ampula Prostaglandin E1, tretësirë për injeksionet që u jepen foshnjave të porsalindura, mungon në barnatoren e Qendrës Klinike dhe Universitare.

Medikamenti që ndihmon qarkullimin e gjakut te problemet me zemër te neonatët nuk ndodhet në Klinikën e Neonatologjisë.

E për të siguruar këtë ampulë, prindërit kanë kërkuar ndihmë edhe në rrjete sociale.

Sipas një përgjigjeje me shkrim nga Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës, ka mungesë të produktit tash e një kohë të gjatë.

“Të nderuar, sa i përket produktit Prostaglandin E1, ju informoj që produkti në fjalë është mungesë një kohë të gjatë dhe në bazë të informacionit nga përgjegjësit e sektorit, arsyeja e mungesës është mungesa e ofertuesve në tenderim. Ndërsa pyetjet e tjera mund t’i adresoni në Klinikën e Neonatologjisë”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së per kohen.

Në SHSKUK nuk kanë treguar se, nëse nuk kanë aplikuar ofertuesit përmes tenderit të rregullt, a e kanë ftuar dikë përmes procedurave me negocim.

Përmes përgjigjes me shkrim nuk kanë dhënë më shumë informacione as për specifikat e këtij medikamenti dhe numrin e foshnjave që trajtohen me të.

Edhe pse drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili ka pranuar të flas për mungesën e barnave specifike për kujdes neonatal, drejtoria e përgjithshme e SHSKUK-së nuk ka aprovuar kërkesën e televizionit që një javë për intervistim.

Ky bar është pjesë e listës esenciale dhe është një prej disave që mungon në barnatoret e QKUK-së.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 07/01/2023 07/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
scattered clouds
27° _ 25°
45%
6 km/h
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin
21:09 -20/06/2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim
20:37 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?