Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti e ka kritikuar edhe sot qeverinë aktuale për mungesë të njohjeve të reja të pavarësisë së vendit.
Hoti që një kohë ishte kryeministër deri sa Kushtetuesja konstatoi se mori atë post jashtëligjshëm, është lavdëruar që nënshkroi në Ëashington marrëveshjen për normalizim ekonomik nga e cila erdhi njohja e Izraelit.
Ai ka pyetur se si tani “erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?”.
Ai tutje ka thënë se kur Kosova bashkëpunonte me partnerët njohjet i vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë.
“Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë. Çudi!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.
