Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it përgjatë krizës së fundit në veri të Kosovës është një shembull tekstual i bashkëpunimit efektiv civil dhe ushtarak në menaxhimin paqësor të një konflikti të paqëndrueshëm.
Ai një gjë të tillë e ka deklaruar në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’ duke thënë se të tri forcat paqeruajtëse arritën ta menaxhojnë në mënyrë paqësore “konfliktin e paqëndrueshëm”.
The close coordination between the three security providers in Kosovo: @Kosovo_Police @NATO_KFOR and @EULEXKosovo during the recent crisis in northern Kosovo ?? is a text book example of effective civilian and military cooperation in managing a volatile conflict peacefully. https://t.co/ZTi2lvSyw9
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) January 6, 2023


