KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Mësimdhënësi vazhdoi të punojë edhe pas raportimit për ngacmim seksual” – Komisioni disiplinor i Vushtrrisë jep detaje për mësuesin
Siguri

“Mësimdhënësi vazhdoi të punojë edhe pas raportimit për ngacmim seksual” – Komisioni disiplinor i Vushtrrisë jep detaje për mësuesin

Kosova News
Kosova News 16:12 -05/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Jeton Salihu nga komisioni disiplinor i Komunës së Vushtrrisë, ka folur për suspendimin e mësimdhënësit i cili dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht një nxënëse.

Salihu tha se rasti është raportuar nga nxënëset e shkollës fillore të mesme të ulët “Andon Zako Çajupi”.

“Sipas ligjit në fuqi ne e kemi suspenduar me 50 për qind të pagës deri në përfundimin e procesit penal ndaj tij”, ka thënë Salihu.

Ai ka shtuar se mësimdhënësi edhe pas raportimit të këtij rasti ka qenë duke punuar sepse nuk ka pasur ndonjë masë nga prokuroria që mos të punojë.

“Mësimdhënësi ka qenë duke punuar sepse ne nuk kemi mundur të reagojmë deri sa jemi njoftuar nga prokuroria se cilat veprime janë marrë dhe me të pranuar shkresën se është ngritur aktakuza kemi reaguar”, është shprehur tutje Salihu.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni tha se është pranuar kallëzim penal për personin me inicialet F.K për “Ngacmim seksual”

Preteni shtoi se më 20 dhjetor, ndaj mësimdhënësit është ngritur aktakuzë për “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual”.

“Lidhur me kërkesën tuaj njoftoheni se Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar kallëzimin penal ndaj personit me iniciale F.K., për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Rasti është trajtuar, janë zhvilluar hetimet kundër të dyshuarit, dhe pas hetimeve me datë 20 dhjetor 2022 kundër të pandehurit është ngritur aktakuzë në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Ngacmimi Seksual””, tha Preteni.

Për rastin ka folur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi i cili ka thënë se i dyshuari ishte mësimdhënës i shkollës fillore të mesme të ulët “Andon Zako Çajupi”.

Ai tha se do të ketë zero tolerancë për këdo që shkel ligjin.

Një mësimdhënës suspendohet pas dyshimeve për ngacmim seksual ndaj nxënëseve – i ngritët aktakuzë

Gjithashtu lexoni:

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

Kosova News 05/01/2023 05/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?