KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmohet vetura me fëmijë brenda e një qytetari serb në veri të Kosovës – akuzohet Milan Radoiçiq
Siguri

Sulmohet vetura me fëmijë brenda e një qytetari serb në veri të Kosovës – akuzohet Milan Radoiçiq

Kosova News
Kosova News 09:13 -04/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një qytetar nga veriu i Mitrovicës ka njoftuar se është sulmuar vetura e tij, për çka e ka akuzuar Milan Radoiçiqin.

Dilje Radoviq me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se kur është sulmuar brenda veturës kishte fëmijë.

“Falë mbretit Milan [Radoiçiq] dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, shkruan Radoviq.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që sulmohen nga huliganët veturat e qytetarëve serbë që gjenden në këtë pjesë të Kosovës.

Brenda një periudhe të shkurtër ishin djegur shumë vetura, pasi i kishin regjistruar në targa RKS të Republikës së Kosovës nga ato ilegale serbe.

Po ashtu, ka pasur kërcënime nga bandat kriminale për të gjithë ata qytetarë serbë që bashkëpunojnë me institucionet qendrore e lokale të Kosovës.

Kujtojmë se Milan Radoiçiq është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimit për përfshirje në krimin ndërkombëtar.

Gjithashtu, më 9 dhjetor 2022, Britania e Madhe ka vendosur sanksione kundër tij, në kuadër të masave të saj kundër korrupsionit.

Radoiçiq kërkohet në Kosovë për frikësimin e dëshmitarëve në rastin e Brezovicës, i cili ka të bëjë me ndërtimet ilegale, ndërkohë që lidhet edhe me vrasjen ende të pazbardhur të politikanit të opozitës serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviq, në janar të vitit 2018.

Radoiçiq është bërë nënkryetar i Listës Serbe disa muaj pas vrasjes së Ivanoviqit.

Përderisa ndaj tij është lëshuar urdhërarrest, ai nuk ka guxuar më të paraqitet hapur në publik, por në fillim të korrikut 2022, ka dërguar një mesazh nga veriu i Kosovës, duke thënë: “Jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo”.

Gjithashtu lexoni:

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive

Kosova News 04/01/2023 04/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore
17:12 -08/06/2026
Ishte heroi i përmbysjes ndaj Barcelonës, Origi tërhiqet nga futbolli
16:54 -08/06/2026
Rrugës për në Kosovë, Hysaj dhe Shehu “bëjnë” gara me makina
16:30 -08/06/2026
Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës
16:04 -08/06/2026
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve
15:51 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?