Një person është gjendur pa shenja jete sot në Podujevë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, teksa është konfirmuar nga Policia e Kosovë
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Qëndresa” në Podujevë.Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull)”, kanë thënë nga Policia.
Policia gjithashtu ka thënë se në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.


