KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja dhe plagosja në Prizren, policia po interviston dëshmitarët- dorasi dyshohet të jetë pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja
Siguri

Vrasja dhe plagosja në Prizren, policia po interviston dëshmitarët- dorasi dyshohet të jetë pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja

Kosova News
Kosova News 09:53 -03/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal nate në Prizren ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë një person ndërsa një tjetër është plagosur. Të dy viktimat janë nga Kukësi, ndërsa dorasi dyshohet të jetë pronari i lokalit D.H, i cili aktualisht është duke u intervistuar në stacionin policor në Prizren.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se duke u intervistuar përveç pronarit të lokalit janë edhe pjesëtarët e stafit si dhe dëshmitarët okularë.

Mësohet se bëhet fjalë për lokalin “Kobra City”, i cili ndodhet në dalje të Prizrenit.

“Po intervistohet stafi i lokalit ku ka ndodhur rasti dhe dëshmitarët okularë. Po ashtu, po intervistohet edhe pronari i lokalit si i dyshuar”, ka thënë Bytyqi.

Lajmi për rastin fillimisht është bërë i ditur nga Policia e Shtetit në Shqipëri. Në njoftimin për media u bë e ditur se viktima që përfundoi me fatalitet është 31-vjeçari me iniacialet V. C., ndërsa i plagosuri është R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi.

Konflikti i nisur fillimisht në lokal ka vazhduar në rrugë ku viktima së bashku me tre miqtë e tij, duke u larguar me makinë është qëlluar me armë.

Ai ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa është plagosur dhe një tjetër.

Njoftimi i plotë nga Policia e Shqipërisë:

Kukës/Informacion paraprak.

Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit  V. C., 31 vjec, dhe R. Sh.,  27 vjeç,  që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B.,  të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C.,  dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.

Plagoset një person në Prizren – vdes rrugës për në spital të Kukësit

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B,  po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu lexoni:

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin

POLICIA: Në aspektin e sigurisë, zgjedhjet në Republikën e Kosovës, kaluan të qeta dhe pa incidente serioze

Numërohen 40% të votave në nivel vendi, kjo është renditja e partive

Kosova News 03/01/2023 03/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?