KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Alpet po përballen me mungesë të borës në një dimër jashtëzakonisht të ngrohtë
Lajme

Alpet po përballen me mungesë të borës në një dimër jashtëzakonisht të ngrohtë

Kosova News
Kosova News 23:47 -02/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pjesa më e madhe e Alpeve nuk e ka pamjen siç e ka zakonisht gjatë janarit. Reshjet e pakta të borës dhe një dimër jashtëzakonisht i ngrohtë në malet qendrore të Evropës, po lejojnë që bari të mbulojë kodrat në këto pjesë, duke shkaktuar kokëdhembje për operatorët e pistave të skijimit e po ashtu edhe adhuruesit e Alpeve të bardha, raporton agjencia AP.

Bari, shkëmbinjtë dhe po ashtu balta, ishin të dukshme të hënën në disa prej pistave më të famshme të skijimit në Evropë – si Innsbrucku në Austri, Villars-sur-Ollon apo Crans-Montana në Zvicër e Lenggries në Gjermani.

Mungesa e borës ka ringjallur shqetësimet në lidhje me ngritjen e temperaturave që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike.

Në një brezë të gjerë nga Franca në Poloni, por me Alpet në qendër, shumë pjesë të Evropës po e shijonin motin me fanella me mëngë të shkurtra. Në Poloni temperaturat kanë arritur në afro 10 gradë Celsius ditët e fundit.

Është shumë kontrast krahasuar me motin e ftohtë dhe stuhitë që e goditën ShBA-në në ditët e fundit.

Parashikuesi zviceran i motit “MeteoSuisse” ka treguar se janë regjistruar disa prej temperaturave më të larta ndonjëherë në këtë periudhë të vitit. Një stacion meteorologjik në Delemont, në vargmalin Jura në kufirin francez, tashmë ka shënuar një temperaturë mesatare ditore rekorde prej 18.1 gradë Celsiusë në ditën e parë të vitit 2023. Është mbi 2 gradë e gjysmë më lartë se që ishte rekordi i kaluar në një janar.

Edhe nëpër vende tjera janë vendosur rekorde.

MeteoSuisse ka thënë se ky mot “mund t’ju bëjë të harroni se është kulmi i dimrit”.

Parashikuesi i motit i MeteoSuisse, Anick Haldimann, ka thënë se një sistem më i qëndrueshëm i motit që solli ajër më të ngrohtë nga perëndimi dhe juglindje ka ngecur, duke krijuar temperatura më të larta që pritet të qëndrojnë gjatë gjithë javës.

Ai ka thënë se adhuruesit e skijimit duhet të kenë durim.

Mungesa ka qenë veçanërisht e rëndë rreth Abelbodenit të Zvicrës, që pritet të presë garat e Kupës së Botës në skijim alpin të shtunën. Në një ditë të garave mblidhen rreth 25 mijë tifozë.

Mirëpo, drejtori i shtegut Toni Hadi, ka pranuar se gara do të organizohet qind për qind në borë artificiale këtë vit.

“Po ndryshon klima pak, por çfarë të bëjmë? A ta ndalim jetën? Jeta nuk është e lehtë. Çdo gjë është e vështirë, jo vetëm të përgatisësh një pistë skijimi”, ka thënë Hadi.

Fillimi i vitit 2023 është vazhdim i asaj ku shumë shtete ishin: Viti i kaluar ishte më i nxehti ndonjëherë në Zvicër e Francë. Më gjerësisht, Organizata Botërore e Meteorologjisë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se tetë vjetët e fundit janë më të nxehtat ndonjëherë.

Njëjtë si në Zvicër situata është edhe në Francë e Gjermani.

Në Gjermani, temperaturat të hënën kanë arritur deri 16 gradë Celsius. Madje në disa stacione të motit në jug të Gjermanisë temperaturat të hënën ishin deri 20 gradë Celsius.

Wim Thiery, profesor për shkenca klimatike në Universitetin e Brukselit, ka paralajmëruar se ndryshimet klimatike nuk kanë mbaruar punën. Ai ka thënë se do të vazhdojë përkeqësimi, përderisa nuk ndalet përdorimi i karburanteve.

“Deri në fund të shekullit do të përfundojë skijimi në Alpe siç e njohim. Në të ardhmen, problemet do të përkeqësohen, sepse bora do të vazhdojë të shkrihet përderisa klima vazhdon të ngrohet”, tha Thiery.

Gjithashtu lexoni:

Zyrtarë policorë ia shpëtojnë jetën një personi

Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, Vitia me fshatra mbesin pa rrymë

Stuhi e fuqishme në rajonin e Gjilanit

MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave

Nipi i Helmut Kohlit mban fjalim të fuqishëm për Kosovën, në parlamentin gjerman

Kosova News 02/01/2023 02/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm
23:09 -27/06/2025
Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?