KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 18 mijë aksidente në 2022-tën në Kosovë, mbi 13 mijë të lënduar e 98 të vdekur
Siguri

Mbi 18 mijë aksidente në 2022-tën në Kosovë, mbi 13 mijë të lënduar e 98 të vdekur

Kosova News
Kosova News 16:53 -02/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Infrastruktura rrugore, pakujdesia si drejtues të automjeteve por shpesh herë edhe mospërshtatja me rregullat e trafikut kanë ndikuar që nga viti në vit në Kosovë të ketë numër të lartë të aksidenteve.
Aksidente me dëme materiale, me të lënduar e deri tek ata që morën jetë janë raportuar vazhdimisht gjatë vitit 2022.

Madje nga viti në vit në Kosovë janë shqetësuese shifrat e aksidenteve që ndodhën në rrugët e vendit.

Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar për lajmi.net se gjatë vitit 2022, deri në muajin nëntor janë regjistruar 18 mijë e 886 aksidente trafiku.

Si shkak i këtyre aksidenteve shumë qytetarë mbetën të lënduar.

Numri i aksidenteve me të lënduar brenda periudhës janar-nëntor 2022 ishte 7 mijë e 45 aksidente.

Nga këto aksidente u lënduan gjithsej 13 mijë e 369 persona.

Përpos kësaj, aksidentet e rënda në trafik qenë shkaktar edhe të humbjes së jetës së shumë qytetarëve.

Nga Policia është bërë e ditur se gjatë periudhës janar-nëntor 2022 jetën humbën 98 persona nga gjithsej 87 aksidente me fatalitet.

Në kuadër të mbi 18 mijë aksidenteve trafiku që ndodhën brenda 2022, ishin edhe 11 mijë e 754 aksidente me dëme materiale.

Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për drejtuesit e automjeteve të cilat kanë thyer rregullat e ndryshme në trafik, e si shkak edhe nuk i janë përshtatur shpesh herë vozitjes.

Në përgjigjen e policisë u theksua se në vitin që lamë pas janë shqiptuar gjithsej 602 mijë e 858 tiketa trafiku.

Të ngjashme ishin shifrat edhe për aksidentet e ndodhura në vitin 2021.

Në periudhën janar-nëntor 2021 në Kosovë janë raportuar gjithsej 19 mijë e 212 aksidente.

Si shkak i këtyre aksidenteve patën humbur jetën 102 persona nga gjithsej 91 aksidente fatale.

Në këtë periudhë vjetore nga Policia e Kosovës janë raportuar gjithsej 6 mijë e 918 aksidente me të lënduar, ku të lënduar mbetën 13 mijë e 290 qytetarë.

Nga mbi 19 mijë aksidente trafiku gjithsej, në total ishin gjithsej 12 mijë e 203 aksidente me dëme materiale.

Policia e Kosovës këtë kohë pati shqiptuar gjithsej 435 mijë e 162 tiketa për drejtuesit e automjeteve në trafik.

Nga institucionet e sigurisë në vend vazhdimisht është bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, në mënyrë që të anashkalohen aksidentet në numër të lartë të cilat në të shumë shpesh përfundojnë me fatalitet

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

Kosova News 02/01/2023 02/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve
19:14 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?