KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Vettingu po realizohet – Sfidë mbetet çrrënjosja e patriarkalizimit në raport me gruan
Politikë

Haxhiu: Vettingu po realizohet – Sfidë mbetet çrrënjosja e patriarkalizimit në raport me gruan

Kosova News
Kosova News 11:09 -02/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se sa i përket procesit të vettingut në drejtësi, një nga të arriturat e këtij diksateri për vitin 2022, është reforma në këtë sistem.

Ajo tha se vettingu ka qenë edhe zotim që u është dhënë qytetarëve të Kosovës dhe krejt kjo me qëllimin që të kthehet besimi i tyre në institucionet e drejtësisë.

“Kemi nisur punën nga marsi në vitin 2021”, tha Haxhiu për RTK-në. “Meqë ishte proces shumë i ndjeshëm, kemi dashur të konsultohemi edhe me Komisionin e Venecias”, tha ajo.

“Pas përpjekjeve disa mujore, herë në takime online e herë në vizita në Kosovë, në qershor të këtij viti kemi arritur ta kemi opinionin e këtij Komisioni”.

Ajo tha se pas plotësimit të rekomandimeve të Komisionit të Venecias lidhur me këtë proces, raporti është dërguar në Kuvend.

Në këtë intervistë, ministrja e Drejtësisë deklaroi se një nga sfidat më të mëdha që ka në dikasterin që drejton është Shërbimi Korrektues i Kosovës, por edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Janë dy institucione që megjithatë, janë shumë të ndjeshme dhe për sa kohë që ne kemi arritur reforma në Shërbimin Korrektues të Kosovës, në Institutin e Mjekësisë Ligjore është ende një përpjekje goxha e vështirë për të bërë reforma”.

Ajo tha se kjo vështirësi është në faktin se zyrtarët që janë të punësuar aty, jo të gjithë,  por shumë nga ta,  refuzojnë reformat dhe vazhdimisht vendosin pengesa në këtë drejtim.

“Por pavarësisht pengesave, ne do të vazhdojmë me punët që kemi nisur në këtë Institut, në kuptim të reformave dhe ndryshimeve”.

Sa i përket Shërbimit Korrektues, ministrja deklaroi se kur e ka pranuar detyrën, ka gjetur shumë probleme.

“Ndikime nga grupe të brendshme apo të jashtme, e ku kanë pasur ndikime edhe në transferime, në lirime apo në privilegje tjera për të burgosurit e për gjithçka tjetër”.

Ministrja Haxhiu tha se në masë të madhe është arritur që t’u shkëputet lidhja këtyre grupeve të interesit e ku janë dërguar në përgjegjësi disiplinore, por edhe penale, shumë zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ndaj të cilëve ka pasur informacione se janë përfshirë në afera korruptive dhe kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Në këtë intervistë, ministrja Haxhiu, foli edhe për dhunën në familje e konkretisht rastet e shumta të vrasjeve të  grave në vend.

Ajo deklaroi se është sfidë lufta ndaj dhunës në familje por edhe ajo ndaj femicidit (vrasja e grave dhe vajzave v.j), pasi pavarësisht përpjekjeve, ka ende shumë punë për të bërë, për të ndryshuar mentalitetin patriarkal.

“Kjo në kuptimin që djemtë e burrat duhet t’i shohin gratë e vajzat si të barabarta”, tha ministrja Haxhiu.

Përveç shumë mënyrave të tjera, ministrja Haxhiu u shpreh se gjatë vitit 2023, Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Financave dhe Transfereve.

“Me Ministrinë e Arsimit për të folur më shumë në shkolla për lirinë e femrës dhe të drejtat e saj,  e me atë të Financave për pavarësinë financiare të këtyre grave e vajzave që janë viktima të dhunës”.

Haxhiu deklaroi se është e vetëdijshme që shoqëria kosovare ballafaqohet me mentalitetin patriarkal. “Por është shumë më e vështirë kur institucionet udhëhiqen nga ky mentalitet”.

Në këtë intervistë, ministrja Haxhiu foli edhe për dokumentimin e krimeve të luftës së fundit në Kosovë, nga ana e Institutit për dokumentimin e krimeve.

“Meqë ka kaluar projektligji në lexim të parë, grupi punues është duke e trajtuar këtë projektligj dhe besoj se së shpejti do të votohet në Kuvend”, tha ajo. “Arsyeja përse e kemi lënë në kuadër të Zyës së Kryeministrit, është bërë për vëmendjen që duhet ta ketë ky Institut”.

Ministrja Haxhiu foli edhe për “Rastin Dehari”, duke shpjeguar se ka pasur shumë pengesa në lidhje me hetimin e  këtij rasti.

“Krejt çfarë është varë nga ne si Ministri e Drejtësisë, e kemi adresuar”, tha Haxhiu.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet i kërkuari 18 vjeçar në Shtime, i dënuar me 4 muaj burgim për vjedhje

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kosova News 02/01/2023 02/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Stuhi e fuqishme në rajonin e Gjilanit
17:36 -27/06/2025
MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave
17:01 -27/06/2025
Nipi i Helmut Kohlit mban fjalim të fuqishëm për Kosovën, në parlamentin gjerman
16:56 -27/06/2025
Bashkëshortja e Arbnor Spahiut shpërthen ndaj institucioneve: Me heshtjen tuaj po bëheni bashkëfajtorë!
16:51 -27/06/2025
Milani synon transferimin e top sulmuesit pas 144 milionë eurove të fituara nga shitjet e lojtarëve
16:49 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?