KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani thotë se Maqedonia e Veriut është kundër kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë
Politikë

Osmani thotë se Maqedonia e Veriut është kundër kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:30 -01/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Maqedonia e Veriut është kundër kthimit të mundshëm të Ushtrisë serbe në territorin e Kosovës. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani deklaron se ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e dhjetorit që u shoqëruan me barrikada. Ai tha se mbështesin dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje me njohje reciproke.

Maqedonia e Veriut merr këtë vit kryesimin e Kartës së Adriatikut, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet vetëm shtet vëzhgues në këtë mekanizëm, për çka Osmani deklaron se sivjet vendi ynë duhet të anëtarësohet në këtë kartë.

“Kosovën e ka penguar deri më tani anëtarësimi mos pasja e konsensusit, dhe unë kam bërë thirrje edhe gjatë konferencës në Podgoricë kur kemi marrë kryesimin që këtë vit duhet patjetër Kosova të anëtarësohet në këtë Kartë, dhe ideja jonë është në 20-vjetorin e themelimit të ofrojmë një koncept të ri strategjik, çka tani me ambiciet euroatlantike të rajonit, për shkak se nëse katër prej pesë vendeve tashmë janë anëtarësuar, do te thotë qëllimi paraprak i idesë për A5 është realizuar. Tani duhet të krijojmë konceptim e ri strategjik, çka bëjmë me Kosovën në NATO, çfarë bëjmë me Bosnje Hercegovinën në NATO, dhe cili do të jetë raporti i NATO-s me Serbinë, dhe ne e kemi ndërmend gjatë kryesimit tonë të dalim me një koncept të qartë strategjik se cilët duhet të jenë prioritetet dhe në çfarë dinamike do të duhet kjo platformë të bëjë punën e vet natyrisht duke vendosë aksent në anëtarësimin e Kosovës në NATO”, thotë Osmani.

Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut thotë se i kanë ndjekur me shqetësim zhvillimet në veri të vendit ku serbët vendosën barrikada dhe krijuan tensione në atë pjesë të shtetit.

Ai është shprehur kundër thirrjes së Serbisë për të kthyer trupa ushtarake e policore në Kosovë.

“I ndjekim me shqetësim për shkak se shumë e zbehtë është vija ndërmjet retorikës inflamatore ose retorikës nacionaliste deri të eskalimi në terën, prandaj kemi qenë kundër këtyre thirrjeve për kthim të Ushtrisë serbe në Kosovë, qofshin edhe ato për konsum të brendshëm për shkak se ju mund të keni ndonjë ide tjetër prapa asaj retorike por njerëzit mund t’i marrin ndryshe dhe pastaj bëhet vonë. Prandaj, është me rëndësi të ulim këtë retorikë të panevojshëm, kujtoj që intensifikimi i ndërmjetësimit nëpërmjet ideve konkrete është mundësi e mirë të cilën duhet ta shfrytëzojnë të dyja palët, flas për ndërmjetësimin evropian nëpërmjet propozimit franko-gjerman për shkak se statusquo-ja nuk i konvenon asnjërës palë, as Kosovës as Serbisë nga statusquo-ja përfitojnë vetëm vendet e treta të cilat duan të mbajnë konflikte të hapura këtu dhe në atë mënyrë të kenë influencën e tyre”, thotë në një intervistë për KosovaPress, Osmani.

Osmani thotë se e përkrahin Kosovën në veprimet për të zbatuar ligjin në tërë territorin e saj.

Ai shton se Maqedonia e Veriut mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe, sipas tij, duhet të ketë sa më parë një zgjidhje gjithëpërfshirëse që bazohet në njohje reciproke.

Gjithashtu lexoni:

Mustafa: LDK do të publikojë 15-pikëshin e qeverisë së unitetit – nuk insistojmë që ta udhëheqim

Krasniqi: Ka kaluar çdo kufi i racionalitetit, kjo s’është më politikë

S’ka fund drama në Kuvend, dështon tentativa e 29-të për konstituim

“Mos më pengo” – përplasje verbale mes Arianit Kocit dhe Armend Zemajt në hyrje të Kuvendit

Deputetët me 5 minuta punë, angazhojnë edhe asistentë me paga të majme

Kosova News 01/01/2023 01/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Komuna e Malishevës hap thirrjen për subvencionimin e bletarëve të kësaj komune
12:27 -09/06/2025
Microsoft dhe ASUS prezantojnë ROG Xbox Ally, një konsolë të re portative lojërash e mundësuar nga Windows 11
12:24 -09/06/2025
Të paktën një i vdekur ndërsa një person i armatosur hap zjarr pranë shatërvanëve të famshëm Bellagio në Las Vegas
12:21 -09/06/2025
Lëndohet 23 persona në aksidente rrugore në Ferizaj
12:14 -09/06/2025
Nga kritikë te viktimë: Trump që tallte Bidenin për shkallët, rrezikoi të rrëzohej vetë
12:10 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?