KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Begaj: Situata e patolerushme në veri të Kosovës duhet të marrë fund
Siguri

Begaj: Situata e patolerushme në veri të Kosovës duhet të marrë fund

Kosova News
Kosova News 19:18 -31/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar një vit të ri sa më të mbarë, të begatë dhe me shëndet e mbarësi për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Luginën e Preshevës, për arbëreshët, dhe shqiptarët kudo në botë.

Begaj në urimin e tij ka thënë se në këto muaj, është përpjekur të jetë sa më pranë qytetarëve dhe do të vazhdojë ta bëjë dëtyrën që zëri i qytetarëve të dëgjohet.

Ai ka thënë se duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin tonë të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti dhe sigurie në hapësirën ku jetojmë.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm për rolin tonë të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti dhe sigurie në hapësirën ku jetojmë. Situata e rëndë dhe e patolerueshme e krijuar në Veri të Kosovës duhet të marrë fund. Provokimet dhe gjuha e kërcënimeve nuk janë gjuha me të cilën mund të flitet, vetëm dialogu dhe respektimi i integritetit të Republikës së Kosovës janë rruga e vetme e zgjidhjes së problemeve. Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit euroatlantik, për anëtarësimin, sa më të shpejtë të saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Presidenti Begaj ka falenderuar të gjithë shqiptarët që punojnë për ta bërë këtë vend më të mirë, për një të ardhme më të mirë për familjet dhe vendin e tyre.

“Një mirënjohje e thellë për profesionistët e shëndetit, për humanizmin dhe përkushtimin që kanë treguar në këto kohë kaq të vështira. Mirënjohje për profesionistët e edukimit dhe arsimit, që i janë dedikuar një prej misioneve më sublime të shoqërisë njerëzore, atë të përçimit të dijes; nderim për Forcat e Armatosura, forcat e rendit, ato të ndihmës së shpejtë, zjarrfikësit, për të gjithë heronjtë e heshtur që janë gati të sakrifikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetë të tjera njerëzish…Respekt për të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në sukseset historike të këtij viti, si çeljen zyrtarisht të negociatave për anëtarësim me BE, pjesëmarrjen aktive të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, rritjen e rolit gjeopolitik të vendit tonë, shpalljen e Xhubletës shqiptare si pasuri e të gjithë njerëzimit, në mbrojtje të UNESCO-s”, tha ai.

Ai ka falenderuar gazetarët por edhe të gjithë profesionistët që punojnë me ndershmëri e përkushtim në sferën e drejtësisë, pasi drejtësia e standardeve më të larta, nuk është dhe nuk duhet të shihet si një privilegj por si një domosdoshmëri.

“Viti që po vjen do të jetë një vit zgjedhor, ndaj të gjithë aktorët dhe institucionet, duhet të garantojnë një proces zgjedhor të qetë e brenda të gjitha standardeve më të larta demokratike. Konfliktualiteti, gjuha e urrejtjes dhe e mërive partiake, fragmentarizimi i energjive politike, opozicioni i fjalëve dhe jo i zgjidhjeve, duhet t’i mbeten së shkuarës. Është koha të kuptojmë se lufta jonë nuk është me njëri-tjetrin, por me varfërinë, me korrupsionin, me krimin dhe pasigurinë për një të ardhme më të mirë, të ndërtuar në trojet tona, për t’i thënë ndal braktisjes së atdheut. Të gjitha partitë politike duhet të rigjejnë frymën e dialogut dhe bashkëpunimit, duke e parë njëri tjetrin si përfaqësues të bindjeve të ndryshme por me një qëllim të përbashkët: përparimi i Shqipërisë”, tha ai.

Begaj ka shtuar se në Shqipëri janë me fat sepse ende raportet familjare, ato njerëzore, i kanë ruajtur dhe u shërbejnë si mburojë përballë vështirësive dhe dallgëve të jetës.

“Familjet tona janë streha e ngrohtë ku gjejmë motivin e përditshëm për të dhënë më të mirën tonë, ndërsa marrim po ashtu më të mirën prej tyre. Sot, në momentet e ndërrimit të viteve me njerëzit e zemrës, mos u kurseni t’i shprehni atyre dashurinë, mirënjohjen që janë pranë jush dhe për gjithçka që kanë bërë për ju”, ka thënë Begaj në mesazhin e tij.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

Kosova News 31/12/2022 31/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve
19:14 -23/07/2026
Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit
18:30 -23/07/2026
Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë
18:28 -23/07/2026
Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare
18:25 -23/07/2026
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
17:51 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?