KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Rama: 29 qendra shëndetësore verore për sezon turistik të sigurt
Rajon

​Rama: 29 qendra shëndetësore verore për sezon turistik të sigurt

Kosova News
Kosova News 15:41 -19/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në zonat turistike të Shqipërisë janë hapur 29 qendra shëndetësore, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot përmes rrjeteve sociale nga këto qendra shëndetësore, ku shërbejnë 160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për emergjencat.

“Kudo ku keni zgjedhur të pushoni këtë të diel, në mal apo buzë detit, kemi siguruar kujdes shëndetësor 24 orë për pushuesit dhe turistët nga veriu në jug, me rrjetin e qendrave shëndetësore verore, për një sezon turistik të sigurt”, shkruan Rama.

Barnat dhe materialet mjekësore në këto qendra janë të garantuara, ndërkohë që qytetarët mund të telefonojnë edhe Urgjencën Kombëtare (127) për çdo emergjencë shëndetësore.

Janë 29 QSH verore 24-orëshe të hapura në të gjithë vendin, nga veriu në jug, nga zonat turistike malore në bregdet përgjatë sezonit turistik veror gjatë periudhës 15 qershor–15 shtator.

Në veri funksionojnë 8 qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore (Valbonë, Razëm, Tamarë dhe Theth) dhe katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjoll, Shëngjin e Tale në Lezhë. Në Durrës funksionojnë 4 qendra shëndetësore, konkretisht në plazhet Gjiri i Lalëzit, Currila, Plazhi i Vjetër dhe Shkëmbi i Kavajës, ndërsa në Kavajë funksionojnë qendrat 24-orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit.

Në rajonin e jugut funksionojnë këto qendra shëndetësore verore: Në Pogradec; në Lushnjë në plazhin e Divjakës; Në Fier në plazhin e Darëzezës; Në Vlorë në katër plazhe, konkretisht në Zvërnec, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Orikum; Në Bashkinë Himarë: Palasë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, dhe Qeparo. Në Sarandë në plazhet Borsh, Ksamil i vjetër dhe Ksamil i Ri./kp/

Gjithashtu lexoni:

Serbia po i huazon 1,9 miliard euro për blerjen e 12 avionëve “Rafale”

Rama: Anëtarësimi në BE, mundësi historike

“Luani kundër Shqipërisë, mposhtni ata”, Vucic me kërkesë ndaj trajnerit të Serbisë

Përfundon numërimi në Tiranë, Majko nuk i siguron votat për Kuvend

Shtyhet seanca përgatitore për Ligjin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut

TAGGED: plazhet, qendrat shendetesore, Rama
Kosova News 19/06/2022 19/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Sorensen diskuton me zyrtarët e lartë gjermanë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi
23:02 -20/05/2025
Serbia po i huazon 1,9 miliard euro për blerjen e 12 avionëve “Rafale”
22:47 -20/05/2025
Kurti: Ambasadorët nuk i thërras për të folur për çështje të brendshme të Kosovës
22:23 -20/05/2025
Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me ekipet e kërkim-shpëtimit në Kosovë
22:13 -20/05/2025
Rama: Anëtarësimi në BE, mundësi historike
21:47 -20/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?