KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AAK-ja nuk do ta dërgojë Ligjin e Pagave në Kushtetuese
Politikë

AAK-ja nuk do ta dërgojë Ligjin e Pagave në Kushtetuese

Kosova News
Kosova News 12:44 -29/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kjo parti nuk do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin e Pagave, derisa nuk dihet vlera e koeficientit.

Sipas Tahirit, Ligji i Pagave nuk duhet të kthehet në pikën zero, pasi që rrezikon të prodhojë pasoja të pariparueshme.

“Ligjin e Pagave, AAK-ja nuk do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri sa nuk dihet vlera e koeficientit, pra deri sa nuk kuptohet sa është rroga e një zyrtari publik. Ky ligj, nuk duhet, edhe një herë të kthehet në pikën zero, pasi që rrezikon të prodhojë pasoja të pariparueshme, por duhet gjithësesi të kontestohen në Gjykatë së paku dy probleme: 1) ulja e pagave në Sistemin e Gjyqësorit dhe 2) diskriminimi i administratës publike i komunave në raport me rritjen e pagave dhe kategorizimin e të emëruarve politikë. Të dy pikat janë çështje serioze për Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Tahiri, teksa thotë se atë për Zyrtarët Publik do ta dërgojnë në Kushtetuese.

Sipas Tahirit Ligji për Zyrtarët Publik duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese tash, pasi që i njëjti vendos kontrollin partiak mbi administratën.

“Ligji për Zyrtarët Publik duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese tash, pasi që i njëjti vendos kontrollin partiak mbi administratën, duke rrezikuar në plotësi reformat, me shpërfillje ndaj komenteve të SIGMA-së dhe BE-së. Me këtë rast, AAK është në koordinim dhe i bashkohemi bllokut opozitar për të ngritur çështje kushtetuese, e për ta kthyer në binarë këtë proces”, ka shkruar Tahiri.

Gjithashtu lexoni:

KQZ: Partitë kanë afat deri më 23 qershor t’i deklarojnë koalicionet

Abdixhiku prezanton programin 15 pikësh për Qeverinë e Unitetit, përmend rritjen e pagave dhe pakon emergjente për menaxhim të krizës energjetike

Abdixhiku: Asnjëra palë nuk i ka numrat, prandaj duhet qeveri transitore

DASH pas ujdisë për pranim të migrantëve të dëbuar nga SHBA: Jemi falënderues ndaj partnerit tonë Kosovës

Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare

Kosova News 29/12/2022 29/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Arsenali po e finalizon transferimin e portierit spanjoll
14:49 -12/06/2025
Interesim i dobët i tifozëve për hapjen e Kupës së Botës për Klube: As Messi nuk po ndihmon, FIFA po bën lëvizje të dëshpëruara
14:39 -12/06/2025
Homazhe në nderim të dëshmorit Afrim Gjoka në Tërstenik
14:33 -12/06/2025
KQZ: Partitë kanë afat deri më 23 qershor t’i deklarojnë koalicionet
14:19 -12/06/2025
Publikohet tenderi, për ndërtimin e pesë shkollave të reja
13:55 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?