KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati Gashi: Prokurori për rastin e vrasjes së Astrit Deharit kërkoi lirimin e të akuzuarit për terrorizëm, Dejan Pantiqit
Siguri

Avokati Gashi: Prokurori për rastin e vrasjes së Astrit Deharit kërkoi lirimin e të akuzuarit për terrorizëm, Dejan Pantiqit

Kosova News
Kosova News 15:06 -28/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Reagime të shumta janë bërë pasi ish- policit serb, Dejan Pantiq, që dyshohet për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri, i është ndryshuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar sot se ish-policit serb, Dejan Pantiq, i është ndryshuar masa e sigurisë.

“Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, kanë thënë në arsyetimin e saj gjykata.

E deri sa më parë është bërë publik emrin i gjyqtarit Mentor Bajraktari që miratoi vendimin e prokurorit që të zbutet masa e paraburgimit në arrest shtëpiak, tani është bërë i ditur emri i prokurorit që ka bërë një kërkesë të tillë.

Është avokati Tomë Gashi, i cili tha se është prokurori Afrim Shefkiu që ka rastin për terrorizëm ndaj Dejan Pantiqit.

“Në të dyja rastet prokurori i njëjtë, zotëri  Afrim Shefkiu. Rastin e vrasjes së Astrit Deharit dhe rastin për terrorizëm të Dejan Pantiqit. Terroristët serbë i lirojnë, vrasjen e Astrit Deharit s’e hetojnë. Kjo është drejtësia jonë”, ka shkruar në reagimin e tij avokati Gashi.

Pantiq akuzohet për sulm terrorist, nën dyshimet se kishte sulmuar zyrat e KQZ-së në veri të Mitrovicës.

Por ky dyshim nuk ia ka mbushur mendjen prokurorit dhe gjykatësit që të mbajnë në paraburgim dhe morën masë lehtësuese ndaj ish- policit serb.

Kryeministri i Republikës së Kosovës në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për lirimin e Dejan Pantiq në masën e arrestit shtëpiak.

Kurti ka shfaqur mospajtimin e tij me një vendim të tillë të Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke thënë se do të ishte shumë kureshtar ta dinte se kush është prokurori që ka kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak e cili është gjyqtari që e ka aprovuar meqë Dejan Pantiq akuzohet për terrorizëm.

“Mirëpo kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak.. , unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që kërkon arrest shtëpiak e cili është  ai gjyqtar  i procedurës paraprake që e aprovon”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Kohë më parë Xhemile e Avni Dehari , prindërit e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, kanë kërkuar që prokurori përgjegjës në hetimet e vdekjes së Astrit Deharit të largohet nga pozicioni i tij ngase të njëjtit, besojnë se prokurori Shefkiu ka neglizhuar çështjen.

Në një konferencë për media, e ëma e të ndjerit, Xhemilja ka thënë se kanë kërkuar zëvendësimin e prokurorit aktual në drejtimin e hetimeve të çështjes së Astrit Deharit, Afrim Shefkiu, duke qenë se nga ai nuk kishin marrë asnjëherë përgjigje në pyetjet e tyre.

“Për 4 vjet, 4 fjalë nuk i kemi prej tij. Kemi biseduar me të, nuk na ka ofruar kurrfarë sqarimi, nuk jemi armiq, jemi njerëz që duam të zgjedhim rastin që ka ndodhur në dyert e tyre”, ka thënë e ëma e të ndjerit.

Gjithashtu lexoni:

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit

Kosova News 28/12/2022 28/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota
18:36 -08/06/2026
Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren
18:28 -08/06/2026
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore
17:12 -08/06/2026
Ishte heroi i përmbysjes ndaj Barcelonës, Origi tërhiqet nga futbolli
16:54 -08/06/2026
Rrugës për në Kosovë, Hysaj dhe Shehu “bëjnë” gara me makina
16:30 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?