KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si në kor, paradite Hoti e pasdite Çitaku kritikojnë Qeverinë e Kosovës për situatën në veri dhe jo Serbinë
Politikë

Si në kor, paradite Hoti e pasdite Çitaku kritikojnë Qeverinë e Kosovës për situatën në veri dhe jo Serbinë

Kosova News
Kosova News 14:49 -28/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia vazhdon destruktivitetin e saj karshi Kosovës, duke bërë çmos që të shkaktojë destabilizim me ngritjen e tensioneve me grupet kriminale që i mbështet për të ngritur tash e 19 ditë barrikada në vëri të vendit.

Por për gjithë tensionet e situatën e fundit, politikanë nga kampi opozitar fajtor e përgjegjës e bëjnë Qeverinë e Kosovës dhe drejtuesit e saj, dhe jo Serbinë.

Paraditë ishte deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti që mes kritikash e ka “këshilluar” Qeverinë e Kosovës që mos të përmendet lufta e konflikti.

Serbia rrit gatishmërinë luftarake, Hoti i LDK-së “këshillon” Qeverinë e Kosovës: Mos përmendni luftë e konflikte

E tani pasdite nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar me një postim në Facebook pas zhvillimeve të fundit në vend, ndërsa theksoi se udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh.

“Betejat të cilave nuk ke dije, guxim dhe vendosmëri me ju shku deri në fund, është më mirë mos me i nisë fare. Amatera të rrezikshëm. Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh”, shkruan nënkryetarja e PDK-së.

Nga e marta në mbrëmje është mbyllur edhe pika kufitare në Merdar pas bllokadës në territorin e Serbisë. Të bllokuara ndërkohë qysh më herët janë edhe Jarinja e Bërnjaku.

Qeveria ka thënë se po pret që KFOR-i të intervenojë për t’i hequr barrikadat. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se heqja e barrikadave është “çështje ditësh”.

Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Institucionet e Kosovës kanë thënë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që kur janë ngritur barrikadat, në veri të Kosovës janë shënuar një numër i incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba. Bandat e dirigjuara nga Beogradi kanë sulmuar si policët e Kosovës, në disa raste edhe ato të KFOR-it dhe EULEX-it.

Sulme kanë pësuar edhe gazetarët e mediave të ndryshme që kanë përcjell zhvillimet në veri.

Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në veri të Kosovës, duke thënë se synon të garantojë siguri për të gjithë qytetarët.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se “bandat kriminale që mbështeten nga Serbia” qëndrojnë pas barrikadave. Qeveria e Kosovës ka thënë se shteti ka kapacitete që t’i heqë barrikadat, por i ka dhënë kohë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të heqë barrikadat./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Kurti në vizitë zyrtare në Austri

Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri

Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë

KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna

KQZ-ja përfundon numërimin

Kosova News 28/12/2022 28/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Kurti në vizitë zyrtare në Austri
14:13 -08/06/2026
Mbrojtjes zhvillon aktivitete në Kroaci
13:38 -08/06/2026
Miratohet plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës
13:22 -08/06/2026
Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?