KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci: Garat, mënyra më e mirë për të identifikuar talentet e fushave të ndryshme
Arsim

Ministrja Nagavci: Garat, mënyra më e mirë për të identifikuar talentet e fushave të ndryshme

Kosova News
Kosova News 09:34 -19/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ceremoninë e organizuar për ndarjen e certifikatave të suksesit nxënësve fituesve të garës “Kangaroo” mori pjesë edhe ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila ka mbajtur një fjalë rasti.

Ministrja Nagavci gjatë fjalimit të saj, pasi ka uruar fituesit e garës, ka theksuar se nxënësit me inteligjencë të jashtëzakonshme, dhunti e talente janë ndër asetet më të çmuara dhe më me vlerë  shtetërore.

Ajo ka vlerësuar se garat e këtij formati janë në të njëjtën kohë edhe mënyra më e mirë për identifikimin e talenteve të fushave të ndryshme edhe motivuese e nxitëse që nxënësit me këto talente të investojnë në talentin e tyre dhe ta shpërfaqin atë, sidomos nëse më të mirët dhe më të suksesshmit e këtyre garave shpërblehen, përkrahen dhe mbështeten  në forma të ndryshme dhe të përshtatshme.

Ministrja Nagavci ka theksuar përkushtimin e Ministrisë së Arsimit për të mbështetur institucionet arsimore, OJQ-të profesionale dhe entitet e ndryshme që merren me identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme.

- Reklamë -

Ajo ka bërë të ditur se MAShTI tashmë për çdo vit subvencionon organizatat e specializuara që merren me trajtimin e këtyre fëmijëve, pasi një talent në çfarëdo disipline, do të zhvillohet plotësisht vetëm nëse mbështetet në formën më të mirë të mundshme.

Instituti ATOMI ka organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë (MKC-K), në të cilin kanë marrë pjesë mbi 2500 nxënës të klasëve të ndryshme nga tërë vendi.

Earta Kasumi ishte fituesja e vendit të parë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2022, Dina Maliqi zuri vendin e dytë, ndërsa Alba Pllana doli në vendin e tretë.

Gara Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për fushën e matematikës, e cila organizohet në mbi 70 vende të botës dhe çdo vit marrin pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbarë bota./kosovanews/

Gjithashtu lexoni:

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Fitore Pacolli: Mos keni merak, veriu është RKS

Luan Aliu: Përkrahja e qytetarëve po dëshmon besimin për vazhdimin e punëve të mira

Rriten çmimet e derivateve, publikohen tarifat për sot

Salih Zyba publikon pamje nga Theranda, mesazh i fortë për fitoren e Vetëvendosjes

TAGGED: fituesit, Garat, Ministria
Kosova News 19/06/2022 19/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
85%
1 km/h
Thu
23 °C
Fri
25 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?