KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Amendamentet kushtetuese për Vettingun janë të harmonizuara me rekomandimet e Venecias
Siguri

Haxhiu: Amendamentet kushtetuese për Vettingun janë të harmonizuara me rekomandimet e Venecias

Kosova News
Kosova News 11:00 -27/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paraqitur pakon e dokumenteve për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar.

Para Komisionit Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, ministrja deklaroi të martën se janë marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ajo i njoftoi anëtarët e Komisionit me gjithë rrjedhën e procesit që nga prilli i vitit 2021, dhe theksoi  se  amendamentet kushtetuese për Vettingun janë të harmonizuara me rekomandimet e Venecias dhe janë të gatshme për procedim në Gjykatën Kushtetuese.

“Patëm kërkuar që ta kemi një opinion nga Venecia dhe opinioni i tyre ndonëse nuk e përkrah 100 për qind atë që e ka propozuar Qeveria për një vetting të përgjithshëm, të sistemit të drejtësisë, ne megjithatë kemi marrë për bazë ato vërejtje. Jemi pajtuar me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe e dimë që këto rekomandime nuk janë të obligueshme, ne e kemi bërë këtë, madje në seancën e Komisionit të Venecias ku u diskutua Projektligji për Byronë Kosovare të Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, morëm fjalë të mëdha nga komisioneri, i cili deklaroi se Kosova është shembull i marrje së rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, deklaroi Haxhiu.

Duke qenë një nga proceset më të rëndësishme, në këtë takim ministrja Haxhiu shprehu edhe vullnetin e Ministrisë për ta ndihmuar Komisionin për përmbylljen e kësaj reforme me peshë të madhe për vendin dhe qytetarët.

Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, tha se duhet të ketë proces të vettingut edhe për sistemin e sigurisë, ndërsa Haxhiu shtoi se për këtë po merret Ministria e Punëve të Brendshme.

“Është më e lehtë dhe siç e dini, ne e kemi në program edhe vettingun në sistemin e policisë. MPB-ja është duke punuar në këtë drejtim dhe rrethanat në veri ka bërë që mos të dakordohemi më shumë në këtë proces. Është më lehtë sepse nuk ka nevojë për ndryshime Kushtetuese”, tha ajo.

Ministrja e Drejtësisë, e pyetur se a do të sigurohet vota e deputetëve joshumicë për ndryshime kushtetuese, deklaroi se ky proces është sfidues, derisa kërkoi ndihmën e partive opozitare dhe të bashkësisë ndërkombëtare./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Kosova News 27/12/2022 27/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore
17:12 -08/06/2026
Ishte heroi i përmbysjes ndaj Barcelonës, Origi tërhiqet nga futbolli
16:54 -08/06/2026
Rrugës për në Kosovë, Hysaj dhe Shehu “bëjnë” gara me makina
16:30 -08/06/2026
Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës
16:04 -08/06/2026
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve
15:51 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?