KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrijnë 300 vaksina në Kosovë, kundër kancerit të qafës së mitrës
Shëndetësi

Arrijnë 300 vaksina në Kosovë, kundër kancerit të qafës së mitrës

Kosova News
Kosova News 22:27 -26/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një lajm i mirë nga Shëndetësia, për vajzat e moshës 9 deri në 15 vjeçe, kjo pasi që në Kosovë kanë arritur 300 vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës, e që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo vaksinë parandalon deri në 99% kancerin në këtë organ.

Rastet e para tashmë janë vaksinuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në mënyrë vullnetare. Ndërkohë që synohet që në tetor të vitit të ardhshëm të vijnë edhe 5 mijë vaksina të tjera.

Kontingjenti i parë me 300 doza të vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës, tashmë është në duar të institucioneve shëndetësore dhe ka filluar të aplikohet për rastet vullnetare.

Femrat e interesuara mund ta marrin këtë vaksinë në Institutin Kombëtar të Shëndetit publik por mjekët thonë se përparësi kanë ato me indikacione gjenetike për prekjen nga kanceri i qafës së mitrës.

Fetije Fetaj, shefe e vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ka thënë se mosha më e mirë e parandalimit dhe vaksinimit janë  femrat nga mosha 9 deri në 15 vjeçe, shkruan rtk.

Fetaj tha se ditë më parë ka filluar vaksinimi me 300 dozat e para, por në janar pritet që Qeveria e Kosovës t’i sigurojë edhe 5 mijë doza të tjera me qëllim që në Tetor të vitit të ardhshëm, kjo vaksinë të futet në kalendarin e rregullt të imunizimit për femrat nga 9 vjeç e tutje.

Ndërsa nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë thonë se nga përvoja e shteteve të zhvilluara, rastet e imunizuara kanë rezultuar se janë të mbrojtur deri në 99% nga kanceri i qafës së mitrës.

“Rreth 300 doza pritet me qenë në Kosovë vitin e ardhshëm, në këtë aspekt OBSH ka bashkëpunuar me Unicef dhe UNFPA  për t’i siguruar këto vaksina, dhe është rekomanduar që kjo vaksinë të jetë për vajzat nga 9 deri në 15 vjet”, tha Oleksander Martynenko, Shef I zyrës së OBSH-së në Kosovë.

Ajo tha se në vendet e zhvilluara evropiane aplikimi i kësaj vaksine tanimë është i zakonshëm, por siç tha ajo, po presim që në vitet e ardhshme të jetë edhe këtu.

“Nga përvoja e tyre kjo vaksinë e ka dëshmuar se ata që e kanë marrë vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës, janë të mbrojtur deri në 99% ndërsa ato që nuk e kanë marrë vaksinën kanë treguar mundësi të lartë të prekjes nga kanceri I qafës së mitrës”, tha Martynenko.

Në fund të muajit Janar do të fillojë trajnimi i stafit mjekësor, e pastaj synohet mbajtja e fushatave vetdijësuese për prindër dhe vajzat e moshave të reja.

Gjithashtu lexoni:

IPK rekomandon suspendimin e një nënkoloneli dhe një kapiteni policor në Pejë

Policia shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në Ferizaj

Moti sot me diell

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, vlerësohet adresimi i tyre

Kosova News 26/12/2022 26/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Instituti Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, bashkëshorten e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi
16:27 -20/06/2025
DHTIK: Hiqet përkohësisht bllokada për regjistrimin e automjeteve
15:55 -20/06/2025
Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, force dhe shprese
15:32 -20/06/2025
Thirrje urgjente për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës
15:13 -20/06/2025
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale
14:56 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?