Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas riemërimit të Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se “ditë të mira për shëndetësinë siç duket nuk do të ketë për një kohë”.
Tahiri në një postim në Facebook ka bërë kritika të ashpra.
“Pas afër tre muaj pritjesh për të reflektuar përballë degradimit të shëndetësisë, degradim që u manifestua edhe tragjikisht, kryeministri Kurti paska vendosur që ta rikthejë në krye të shëndetësisë një ish ministër, i cili, mbahet mend veç për një gjë: strehimin pas videove me mesazhe durimi, kur pandemia rrezikonte jetën e qytetarëve. Ditë të mira për shëndetësinë siç duket, nuk do të ketë edhe për një kohë. A për mafinë e shëndetësisë, me gjasë ky durim prej tre muajsh ia paska vlejtur”, ka shkruar Tahiri.
Kryeministri Albin Kurti ka riemëruar sot Arben Vitinë në postin e ministrit të Shëndetësisë, pas dorëheqjes nga kjo pozitë të Rifat Latifit tash e 79 ditë