KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abetarja e unifikuar sjell rezultate, kërkohet unifikim i teksteve tjera
Arsim

Abetarja e unifikuar sjell rezultate, kërkohet unifikim i teksteve tjera

Kosova News
Kosova News 12:02 -26/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Abetarja e unifikuar, e cila ka hyrë në përdorim këtë vit shkollor, po vlerësohet si shumë e përshtatshme për kurrikulen me të cilën punohet. Drejtues të institucioneve dhe njohës të arsimit po vlerësojnë se kjo  duhet të jetë shembull edhe për tekstet e tjera shkollore.

Rezultate pozitive pas dy muajve që ka hyrë në përdorim po sjell abetarja e unifikuar . Kështu vlerësojnë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.

Mësuesja Albina Shala, e cila është mësimdhënëse e  klasës se parë, tha se përmbajtja e abetares është shumë e përshtatshëm në punën e tyre të përditshme.

“Për mua si mësimdhënëse, Abetarja e unifikuar është shumë e kapshme për fëmijët dhe shumë e përshtatshme me kurrikulen me të cilën punojmë. Bëhet  ndërlidhja e Abetares me Abetaren Fletore Punë dhe është shumë e përshtatshme për mësuesen dhe për fëmijët e kësaj moshe”, theksoi pwr Radio Kosovën, Albina Shala.

Se Abetarja e unifikuar sipas të dhënave nga terreni, po jep rezultate pozitive, e thotë në një prononcim  për Radio Kosovën edhe ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci.

Ajo tha se edhe forma e saj digjitale, po e lehtëson në masë të madhe punën e mësimdhënësve dhe  prindërve.

“Deri më tani kemi pasur kryesisht reflektime pozitive. Abetarja është edhe në formë digjitale që lejon mundësinë për mësimdhënësit dhe prindërit t’i shfrytëzojnë edhe kopjet digjitale qoftë për të lehtësuar procesin mësimor për ore të caktuara, por qoftë edhe për ushtrime”, tha ministrja.

Njohës të arsimi vlerësojnë se kjo praktikë duhet të vazhdojë edhe për tekstet e tjera. Rinor Qehaja, nga Instituti “ Edguard”, në një përgjigje për Radio Kosovën tha që kjo duhet të jetë shembull edhe për tekstet e tjera shkollore, pasi kemi një gjuhë standarde të përbashkët dhe një kurrikulë përafërsisht të ngjashme.

“Abetarja e përbashkët është pikënisja që duhet të bartet tutje edhe në tekste të tjera shkollore – kemi një gjuhë standarde të përbashkët dhe një kurrikulë përafërsisht të ngjashme. Dallimet minore ndërmjet dy shteteve lehtësisht mund të zgjidhen përmes grupeve të përbashkëta punuese në përcaktim të standardeve për vlerësim, të tjerat janë subjekt i konkurrencës së lirë ndërmjet autorëve dhe shtëpive botuese, e që, një treg më i gjerë nënkupton rritje të konkurrencës dhe për rrjedhojë edhe rritje të cilësisë së teksteve shkollore”, theksoi Qehaja.

Me 26 nëntor të vitit 2021, Shqipëria dhe Kosova kanë marrë vendim për bashkëpunim në fushën e arsimit, ku është nënshkruar marrëveshja për një abetare të re ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu lexoni:

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €

Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

DnV: 1.6% e vendvotimeve në Kosovë u hapën me vonesë

Kosova News 26/12/2022 26/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
12:29 -08/06/2026
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna
12:09 -08/06/2026
Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit
11:49 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?