Policia e Kosovës njofton se nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe as ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës apo ndonjë grupi.
“Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale, ju informojmë se;
Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


