Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ushtarakët e Republikës së Kosovës janë të trajnuar dhe po tregojnë çdo ditë se nuk ka sfidë që i ndalon, raporton KosovaNews.
Ai tha se ushtarët kanë mbaruar me sukses edhe trajnimin e radhës, ndërsa ka publikuar fotografi nga stërvitjet e ushtarakëve.
“Nuk ka sfidë që ndal ujqërit tanë! Mbijetesa në betejë, patrullim, vëzhgim, qitje dhe operim në kushte dite dhe nate ishin sfidat e trajnimit ” Simboli i Ujkut” të realizuara me sukses të plotë të ujqërve tanë. Shumë urime simbolin e ujkut dhe e mbajshi me nder dhe krenari në shërbim dhe çdo operacion! Vazhdojmë tutje të pandalshëm, të pathyeshëm dhe gjithmonë fitimtar!”, ka shkruar ministri Mehaj./KosovaNews



