KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas shkarkimit, reagon edhe drejtoresha e Infermierëve në Spitalin e Pejës: Vendimi është shfrytëzim i rastit, me ndërhyrje politike
Shëndetësi

Pas shkarkimit, reagon edhe drejtoresha e Infermierëve në Spitalin e Pejës: Vendimi është shfrytëzim i rastit, me ndërhyrje politike

Kosova News
Kosova News 21:23 -24/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas Drejtorit Mjekësor, ka reaguar edhe Drejtoresha e Infermierëve në Spitalin e Pejës, Hidajete Krasniqi.

Ajo thotë se ndjen keqardhje të madhe për rastin që tronditi Spitalin dhe opinionin e gjërë, por që vendimi për shkarkimin e saj, sipas Krasniqit, ka motive politike.

Krasniqi ka deklaruar se fatkeqësia që ka ndodhur në spital po shfrytëzohet për të larguar nga detyrat personat që nuk janë militantë dhe përkrahës të partisë në pushtet.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

REAGIM dhe SQARIM rreth njoftimit për shkarkimin tim nga pozita e Drejtoreshës së Infermierisë, për të cilin u njoftova nga Facebook-u i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës!

Të nderuara media,

Të dashur miq, familjarë e bashkëpunëtorë,

Para të gjithë titujve, pozitave e gradave, njeriu ndjehet shumë i vogël nga madhështia e titullit që ta jap populli yt.

Tepër relative mbetet çështja e pozitave, përpara misionit që ja kemi vënë vetës nga momenti kur kemi veshur mantelin e bardhë e që fatkeqësisht në të njëjtin mision përpos që u dështua dhe ngjarja u kthye në fatkeqësi sot edhe e politizuam skajshëm. Krejt kjo me ndërhyrjen e politikës!

Personalisht dhe nga pozicioni i punës, jam ndjerë tejet keq dhe e shokuar me rastin që ka ndodhur me frytin e vdekur dhe mënyren se si është trajtuar ky fryt.

Kam bashkëndjerë dhe bashkëndjejë me familjen e dëmtuar dhe të gjithë popullatën.

Nën betim ju siguroj edhe publikisht, që unë Hidajete Krasniqi – Drejtoreshë e Infermierisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, nga momenti i parë, personalisht kam insistuar me ngulm dhe më së shumti, që të ndëshkohen shkelësit dhe hallka e dështimit.

Deri më dje (e Premtë) në ora 15:00 rreth këtij rasti kam punuar së bashku me Drejtorin aktual Ekzekutiv Dr. Fazli Shala, ndërsa  befasisht, sot paradite, ndonëse ditë e shtunë, fillimisht në faqen e facebook-ut të Spitalit e më pas edhe nga media mësova për shkarkimin tim. 

Vendimi për shkarkimin tim dhe të Drejtorit Mjekësorë, ju sigurojë se është tërësisht shfrytëzim i rastit të fatëkeqësisë me ndërhyrje të thella politike, militantiste, për të  eliminuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet, duke marrë masa kinse për përgjegjësi direkte menxheriale. Dhimbje, keqardhje për ultësinë e personalitetit të Drejtorit!!! Nëse ka moral dhe ka hierarki normale zinxhirore, në këso raste abnormale, atëherë dihet kush duhet të shkojë!

Të përfitosh nga rasti i rëndë i trajtimit të frytit të vdekur për të emëruar njerëz të partisë në pozita udhëheqëse është rrënqethëse. Këtë e dëshmon edhe fakti se nuk është shkartuar U.D. Drejtori i Administratës i cili  ka përgjegjësi direkte në menaxhimin e shërbimeve teknike, e i cili është bashkëpartiak i Drejtorit Ekzekutiv, pjesë e Lëvizjes Vetvendosje.

Me keqardhje por me shumë siguri e them se veprime të tilla sikur ky i sotmi, me shkarkime, për asnjë moment nuk mund të hedhin ‘hi syve’ opinionit , në mënyrë që Drejtori aktual Ekzekutiv, ta heq vëmendjen e mos ndjerjes përgjegjësi, minimalisht morale-personale, si menaxher i parë dhe kryesor i Institucionit ku ka ndodhur rasti tragjik. Unë besoj fort, që përgjegjësia është dhe duhet të jetë personale e asesi dhe poaq jam e bindur që këto situata nuk duhet shfrytëzuar për fushata shkarkimesh me të vetmin qëllim, rehatimin e personave politik të partisë në pushtet.

Si udhëheqe e Infermerisë gjatë 23 viteve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë së bashku me kolegët besoj, ja kemi dalur që të jemi shtyllë e rëndësishme e korrektësisë profesionale  dhe pjesë e krenarisë së punës së Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

I falenderojë të gjithë kolegët për bashkëpunimin që patën gjatë tërë këtyre viteve.

Vendimi për shkarkim i tillë siç ka ardhur prapa shpine e me qëllime degradimi nuk mund ta zbehë punën time të palodhshme, pa orar e me sakrifica personale për të ngritur e zhvilluar Spitalin.

Njoftoj opinionin publik, mediat dhe në këtë rast edhe Drejtorin Ekzekutiv z. Fazli Shala dhe stafin e afërt të tij, të cilët e kanë këshilluar keq se në afatin më të afërt do ti drejtohem organeve të drejtësisë dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore.

Me respekt

Hidajete Krasniqi

Spitali i Përgjithshëm Pejë

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 24/12/2022 24/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?