Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se që nga sot qytetarët e Republikës së Kosovës mund ta nxjerrin certifikatën e gjendjes penale përmes platformës e-Kosova.
Haxhiu përmes një njoftimi në Facebook tha se ky është lajm i mirë për qytetarët sepse kështu mund t’iu ikin pritjeve të gjata dhe eliminohen procedurat burokratike.
Ajo po ashtu thotë se ky projekt është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.


