KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MSh-ja me kritika ndaj OShP-së për tendencë të lejimit të prokurimit të barnave pa cilësi
Shëndetësi

MSh-ja me kritika ndaj OShP-së për tendencë të lejimit të prokurimit të barnave pa cilësi

Kosova News
Kosova News 15:47 -23/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka akuzuar Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), se nëpërmjet vendimeve, sipas tyre, të kundërligjshme, po tenton të lejojnë prokurimin e barnave pa Autorizim të Marketingut në Kosovë.

MSh-ja thekson se kjo është e ndaluar shprehimisht me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Ata sqarojnë se Autorizimi për Marketing është Leje e dhënë nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale për aprovimin e barit për treg bazuar në plotësimin e kërkesave për kualitet, siguri dhe efikasitet për përdorim human në tretmanin terapeutik.

“Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin publik se të gjitha këto vendime i ka kundërshtuar nëpërmjet padive gjyqësore dhe ka kërkuar pezullimin e vendimeve deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar gjyqësor, e që jemi të bindur se gjykata do t’i konsiderojë si të kundërligjshme”, thuhet në një komunikatë për media të MSh-së.

Sipas tyre rreziku që u kanoset përdoruesve të barnave pa Autorizim Marketing është i lartë. Në komunkatë theksohet se nëse zbatohen vendimet e OSHP-së, atëherë Republika e Kosovës efektivisht do të lejonte importin e pakontrolluar të barnave dhe për çdo efekt të padëshiruar të barnave askush nuk do të mund të mbahej përgjegjës. “Ky Autorizim është kusht bazik i patejkalueshëm për verifikimin e sigurisë, cilësisë dhe efikasitetit të barnave. Ne si institucion kemi ndërmarrë të gjitha masat që të ndalojmë prokurimet pa Autorizim Marketing, kemi ndryshuar një Udhëzim Administrativ që në të kaluarën ka krijuar ambiguitet në importin e barnave dhe kemi kërkuar nga të gjitha njësitë e kërkesës që prokurimet të bëhen vetëm me Autorizim Marketingu, respektivisht në përputhje me dispozitat që ka përcaktuar ligji respektiv”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës MSH-ja, në këtë reformë të sigurimit të cilësisë, është duke u ballafaquar me rezistencën, siç thuhet, të pakuptimtë të OSHP-së, e cila theksohet se, ka mision që të mbrojë ligjshmërinë në prokurim publik. “Me këto vendime është duke ndihmuar kompanitë farmaceutike të cilat refuzojnë qe shumë vite regjistrimin e barnave dhe rrezikojnë të krijojnë kaos farmaceutik në vend. Nuk ka asnjë arsyetim valid dhe të pranueshëm që qarkulluesit e produkteve medicinale mos të pajisen me Autorizimin e Marketingut sipas kërkesave të Ligjit por edhe të çdo standardi për sigurinë e barnave”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se MSH-ja është autoriteti qe harton politikat dhe monitoron zbatimin e tyre dhe se nuk do të lejojë në asnjë rrethanë që në Kosovë të vendoset në pikëpyetje protokolli bazik i kontrollit të qarkullimit të barnave. “Rikujtojmë që kjo nuk është një çështje komerciale, por një çështje thelbësore e mandatit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe agjencive të saj”, thuhet në komunikatë.

MSH-ja e ka vlerësuar si tejet shqetësues raportimin e anëtarëve të Bordit të OSHP-së para Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, ku është diskutuar edhe për këtë çështje. “Nga anëtarët e OSHP-së u tentua që të paraqiten të dhëna të pasakta me pasojë vendosjen në lajthitje të anëtarëve të këtij komisioni, me arsyetimin se vlerësimi i OSHP-së është thjeshtë procedural”, thuhet në komunikatë.

Sipas MSh-së OShP-ja me vendimet e veta, jo drejtë, ka bërë interpretime të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Udhëzimeve Administrative dhe Ligjit të Prokurimit Publik dhe thuhet se ka konstatuar se produktet mund të prokurohen edhe pa Autorizim Marketingu.

Sipas komunikatës OSHP-ja ka konstatuar se një Udhëzim Administrativ ka vlerë më të madhe se sa Ligji për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe e ka devijuar edhe përmbajtjen e udhëzimit.

“Po ashtu, OShP i mori të gjitha këto vendime, pa konsultim me organet përgjegjëse, pa angazhuar ekspertë të fushës së farmacisë dhe në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 23/12/2022 23/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Vushtrri
10:40 -20/06/2025
Keqpërdori detyrën zyrtare për përfitime personale, arrestohet
10:14 -20/06/2025
Xhaka te Milani, klubi italian kontakton Leverkusenin
09:43 -20/06/2025
I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli dërgohet në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK
09:15 -20/06/2025
Gara çiklistike, këto rrugë bllokohen nga sot deri të nesër
09:11 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?