Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbajnë mbledhje tri komisione parlamentare.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite është edhe Shqyrtimi i Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Korniza e Qyteteve të Gjelbërta – Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prishtinë“, si dhe do të bëhet votimi idisa raporteve vjetore.
Mbledhje ka edhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionitm i cili do të bëjë “Shqyrtimin e raportit me amendamente për Projektligjin nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, si dhe Shqyrtimin e raportit me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Kurse në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, raporton ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schëarz, lidhur me punën dhe aktivitetet e MPJD-së gjatë vitit 2022.


