Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se po bëjnë hapa domethënës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
“Po bëjmë një hap domethënës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Qasja e tyre në muzetë, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe hapësirat kulturore është detyrim institucional e shoqëror”, ka thënë Çeku.
Ministri ka thënë se dje nisi programi i përbashkët i organizatave Trashëgimia Kulturore pa Kufij dhe Handikos, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, për të ndërtuar metodologjinë, politikën dhe praktikën që mundëson qasje të lehtë të personave me aftësi të kufizuara në trashëgiminë tonë kulturore.