KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Klinaku fton qytetarët të marrin pjesë në protestën për të kundërshtuar dënimin e Salih Mustafës
Lajme

Klinaku fton qytetarët të marrin pjesë në protestën për të kundërshtuar dënimin e Salih Mustafës

Kosova News
Kosova News 18:22 -21/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se do të marrin pjesë në protestën e thirrur për të shtunën, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në gjykimin ndaj Salih Mustafës.

Ai madje u bëri thirrje edhe veteranëve e familjeve të dëshmorëve që të marrin pjesë në këtë protestë.

 “Por të gjykohet lufta jonë çlirimtare, të gjykohen vetëm pjesëtarët e UÇK dhe të mos merret kush me krimet dhe masakrat që i kanë shkaktuar Serbia dhe serbët në Kosovë, është absurditet. Ne kemi mbështetur edhe iniciativën, por ne do ta mbështesim edhe protestën, meqenëse e kemi mbështetur si protestë dhe ju kam bërë thirrje dhe u bëj thirrje veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve që të marrin pjesë në protestën e së shtunës”, tha ai në “Ditari” në Tëvë1.

Ai potencoi se vendimi i Speciales për ta dënuar Salih Mustafën me 26 vjet burgim është vendim politik. Sipas tij, akuzat me të cilat i ngarkojnë prokurorët dhe gjykatësit krerët e UÇK-së,e kanë bazën në Serbi.

“Përveç që ka qenë e njëanshme dhe e kemi kundërshtuar si Gjykatë, ne e dimë që edhe ata prokurorë e gjykatës kanë punuar më herët edhe në UNMIK dhe në EULEX dhe të gjitha akuzat që i kanë ngarkuar dhe i ngarkojnë qoftë krerët e UÇK-së, qoftë komandantët e tjerë, bazën e kanë në Serbinë pushtuese dhe Serbia në bazë të atyre dosjeve që i ka krijuar me dëshmitarët që i ka shantazhuar, i ka kërcënuar, por edhe ka marrë ndoshta edhe ju ka dhënë mito dikujt që të japë dëshmi të rrejshme dhe me këto akuza po shërbehet edhe tash Gjykata Speciale. Me akuza pra, edhe me dosje të Serbisë, siç është shërbyer më herët UNMIK-u dhe EULEX-i”, shtoi ai.

Sot, Partia Socialdemokrate e ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka thënë se janë dy nene në këtë Ligj të cilat duhet të ndërrohen sepse siç tha ai, nuk janë në përputhje me Ligjin ndërkombëtarë për krime lufte.

Gjithashtu PSD ka ftuar të shtunën protestë gjithëpopullore në kundërshtim të dënimin nga kjo gjykatë të Sali Mustafës, i cili u dënua me 26 vjet burgim.

Gjithashtu lexoni:

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot

Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave

Kosova News 21/12/2022 21/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
13:10 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?