Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot ka bërë të ditur se listës së shërbimeve pronësore që mund të merren “online”, përpos certifikatës mbi të drejtat pronësore në pronën e paluajtshme, i është shtuar edhe nxjerrja e disa produkteve.
Aliu ka bërë të ditur se “online” përmes platformës eKosova tani mund të nxirren: certifikata mbi të drejtat në pronën e paluajtshme për anëtarë të familjes, koordinatat e njësisë kadastrale, koordinatat e njësisë kadastrale për anëtarë të familjes, kopja e planit dhe kopja e planit për anëtarë të familjes.
“Këto shërbime paraqesin avancim të rëndësishëm në ofrimin cilësor dhe në kohë reale të produkteve pronësoro-juridike dhe kadastrale për qytetarët e Republikës së Kosovës.”, shkroi Aliu në Facebook.