KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Imunoterapia, metoda më e re për të luftuar kancerin
Shëndetësi

Imunoterapia, metoda më e re për të luftuar kancerin

Kosova News
Kosova News 15:16 -20/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Imunoterapia është një nga mënyrat më të reja me të cilën mjekësia po përpiqet të luftojë kancerin.

Imunoterapia është një metodë që e ndihmon pacientin të luftojë kancerin, përmes sistemit të mbrojtjes natyrore të trupit. Kjo metodë është shpresë-dhënëse dhe ka dhënë rezultate, por nuk është funksionale për të gjithë.

Kur Dennis Lyon shkoi në Qendrën për Kancerin në Universitetin e San Diegos të Kalifornisë, kanceri i tij i lëkurës kishte ndryshuar formë me dhjetëra herë.

“Erdha këtu, pasi kisha shkuar në disa qendra kryesore të kancerit në vend. Kisha një lloj shumë të rrallë të kancerit të lëkurës që quhet karcinoma e qelizave bazë dhe shumica e tyre nuk më ofruan shumë për sa i përket mënyrës së trajtimit”.

Dy muaj më vonë, ai ishte në një gjendje krejt tjetër.

“Nuk kam pasur tumore të reja për disa muaj dhe çdo tumor që kam pasur më është zvogëluar ose është zhdukur në disa raste”.
Lyon është një nga pak pacientët e paktë me fat që e kanë luftuar kancerin, duke marrë një mjekim që aktivizon sistemin imunitar për të luftuar sëmundjen.

“Ideja bazë që kanë të gjitha këto qasje të ndryshme në imunoterapi, është riaktivizimi i sistemit imunitar të pacientit për të luftuar kancerin”, thotë mjekja Razelle Kurzrock.

Ilaçi zbulon qelizat kanceroze që mund t’u fshihen antitrupave që njihen si qelizat T, të cilat luftojnë sëmundjen.

“Tumori gjen një mënyrë për ta çaktivizuar sistemin imunitar dhe ilaçi nuk e lejon këtë”, thotë mjekja.

Kur qelizat T shohin një qelizë kanceroze, ato e sulmojnë. Por kjo nuk funksionon për të gjithë.

“Gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit, kemi ndjekur prezantimin e këtyre ilaçeve në klinika mjekësore dhe kemi vërejtur ndryshim në jetët e disa pacientëve. Do ta theksoja të ‘disa pacientë’ pasi ende nuk janë shumica e tyre. Fatkeqësisht vetëm një pjesë e vogël e pacientëve reagon ndaj imunoterapisë”, thotë mjeku Len Lichtenfeld me Shoqatën Amerikane të Kancerit.
Ilaçet janë të shtrenjta dhe shkaktojnë disa efekte anësore. Në disa raste, ato mund të bëjnë që kanceri të rritet jashtë kontrollit, ose mund t’i nxisin qelizat T të sulmojnë pa dallim edhe qelizat e shëndetshme.

“Kur heqim frenat që ka vendosur kanceri, sistemi imunitar hidhet në sulm kundër kancerit, por ndoshta edhe kundër diçkaje tjetër në të njëjtën kohë”.
Mjekët në spitalin e Universitetit të San Diegos po krijojnë harta gjenetike të kancereve të ndryshëm për të parë sesi ato reagojnë ndaj ilaçeve të imunoterapisë. Kjo mund të çojë në krijimin e ilaçeve që do të venë në shënjestër kancere specifikë.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 20/12/2022 20/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Britania e Madhe dhe SHBA: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore
08:50 -20/06/2025
Moti sot me diell
08:33 -20/06/2025
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?