KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Banka Evropiane për Investime do të japë grant për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në Prishtinë
Ekonomi

​Banka Evropiane për Investime do të japë grant për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 17:06 -17/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe kryeshefi ekzekutiv i “Termokos”, Arsim Fetahu, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investime, e cila i mundëson N.P “Termokos” që të përfitojnë grant mbështetës në vlerë prej 1.5 milion euro.

Sipas MF-së, kjo marrëveshje parasheh financimin e përditësimit të planit të ngrohjes qëndrore, zhvillimin e dizajnit preliminar për zgjerimin e rrjetit, si dhe ofrimin e shërbimeve të tjera të nevojshme për implementimin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes në kryeqytet.

“Kjo do të sigurojë pjesë të tjera të kryeqytetit të përfshihen në sistemin e ngrohjes qëndrore, duke ulur kostot për ngrohje gjatë dimrit dhe duke ngritur efikasitetin e sistemit të ngrohjes në vend. Po ashtu, marrëveshja parasheh edhe hartimin e një plani për dekarbonizimin e sistemit të ngrohjes në Prishtinë, i cili do të asistojë në avancimin e agjendës së, gjelbër krahas premtimeve të Qeverisë. Me rastin e nënshkrimit, zv. presidentja e BEI-së, Lilyana Pavlova, është shprehur se “Si bankë e BE-së, ne synojmë të ndihmojmë Ballkanin Perëndimor të rrisë sigurinë energjetike dhe të mbështesim dekarbonizimin e ekonomive lokale, që është thelbësore për përmbushjen e kushteve të konvergjencës për anëtarësim në BE. Kjo asistencë teknike do të ofroj një plan për të siguruar qëndrueshmëri të sektorit të energjisë në Prishtinë dhe ndër të tjera do të përmirësoj kushtet e jetesës së njerëzve në Kosovë falë shërbimeve më efikase të ngrohjes që do të ofrohen me çmime të përballueshme.” Ministri Murati me këtë rast vlerësoi lartë bashkëpunimin e mirë që Kosova ka me BEI si një nga partnerët kyç për të avancuar reformën e sistemit të energjisë dhe agjendën e gjelbër në përgjithësi. Ai theksoi se kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë, duke qenë se rritja e efikasitetit të sistemit të ngrohjes dhe zgjerimi i saj do ta bëjnë më të përballueshme dhe më kualitative jetën e qytetarëve, sidomos gjatë muajve të dimrit, duke ulur edhe ndotjen që i shkaktohet ambientit nga përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje”, thuhet në njofitm.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me Programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar drejt sigurimit të menaxhimit të drejtë dhe profesional të ndërmarrjeve publike në vend./kp/

Gjithashtu lexoni:

Vdekja në Lipjan, Kurti kërkon hetim, anti-fushata ndaj Policisë e dëmshme

Qeveria ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës e muzeun në Preshevë

Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës

Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë

IKSHPK-ja apelon për kujdes me ushqimin gjatë verës, rritet rreziku i helmimeve

TAGGED: Banka Evropiane, ministri, ngrohja, Termokos
Kosova News 17/06/2022 17/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli i përgjigjet Paris Gurit: Kërkoja Devollit 62.6 milionë euro, jo mua 200 mijë të “rrejshme”
13:50 -09/07/2025
Qytetarët e Kaçanikut nga sot mamografinë mund ta bëjnë në Kaçanik
13:43 -09/07/2025
Zyrtare, Muriqi te Mallorca deri në vitin 2029
13:14 -09/07/2025
Qeveria ndan miliona euro për projekte arsimore, kulturore dhe zhvillimore në vend – të gjitha vendimet që u morën sot
12:57 -09/07/2025
Kurti e Çeku nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë
12:41 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?