Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbledhur edhe një herë grupin ndërministror për rastin e vrasjes së Hamide Magashit.
Në këtë takim, përpos ministres Haxhiu, marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë. Ministria e Drejtësisë së bashku me institucionet e tjera, do t`i shqyrtojnë raportet e tjera inspektuese, për të parë nëse ka pasur shkelje në trajtimin e rastit të 35-vjeçares, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së.