Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Ushtria e Republikës së Kosovës me kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të vendit tonë.
Ai përveç këtyre deklaratave ka shpërndarë edhe një VIDEO nga stërvitjet e ushtarëve të FSK-së që janë bërë kohën e fundit.
“Vazhdojmë me zhvillimin dhe avancimin e forcave tona sipas standardeve më të larta të forcave të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-së për pjesëmarrje efektive në operacione ndërkombëtare të paqes në ndërveprim dhe përkrah forcave aleate të prirë nga SHBA. Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!”, ka shkruar ministri Mehaj.


