Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur orët e mëngjesit në hyrje të Prizrenit.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante nga policia, por shihen edhe zjarrfikësit.
Nga fotografitë shihet se nga aksidenti veturat kanë dëme të konsiderueshme, por nuk janë dhënë ende detaje të rastit nëse ka persona të lënduar.
