KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Kosova s’do jetë më kurrë në Ligjin e Beogradit
Politikë

Rama: Kosova s’do jetë më kurrë në Ligjin e Beogradit

Kosova News
Kosova News 18:17 -15/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

ryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është rikthyer sërish situatës në veri të Kosovës. Gjatë darkës së shtruar për përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, kreu i Qeverisë së Shqipërisë tha se Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit, duke komentuar edhe fjalët se Serbia do të kërkojë të dërgojë 1 mijë trupa të saj në veri.

Rama u shpreh se situata me barrikadat në veri të Kosovës është jo vetëm e padobishme, por thellësisht shqetësuese.

“Nuk është një fundvit i mirë për procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Rritja e tensioneve në veri të Kosovës është, jo vetëm e padobishme, por thellësisht shqetësuese. Është e pabesueshme që na duhet të merremi vazhdimisht me shfaqjen e barrikadave, prapakthime në procesin e normalizimit dhe ekipe zjarrfikësish të SHBA dhe BE që vrapojnë të shpëtojnë makinerinë e dialogut nga flakët e një retorike të rënduar politike”, deklaroi Rama.

Kryeministri shqiptar tha se Kosova është liruar një herë e përgjithmonë nga Beogradi dhe se nuk ka kthim pas. Sipas tij kërkesa e Serbisë për dërgimin e trupave është aq surreale sa do të ishte kërkesa e Kosovës që të dërgonte trupa në Luginë të Preshevës.

“Së fundmi, dëgjuam deri për kërkesa të bëra NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës, për të mbrojtur serbët etnikë. E kuptoj që kjo mund të jetë një tjetër shashkë speciale e retorikës politike, por është po kaq surreale sa do të ishte nëse Kosova do t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbinë jugore për të mbrojtur shqiptarët etnikë. E gjitha kjo është tejet larg asaj për të cilën kemi nevojë. Kemi hyrë në dekadën e tretë qysh kur Kosova u lirua një herë e përgjithmonë nga Beogradi. Ajo nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit”, vijoi Rama.

Rama u shpreh se Shqipëria do të mbetet gjithnjë e me vendosmëri krah Republikës së Kosovës çdo here që e drejta e saj sovrane për tu qeverisur nga autoritetet e veta do vihet në pikëpyetje në çfarëdolloj forme.

Ai shtoi se dialogu është e vetmja zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë prandaj është e vetmja platformë ku duhet të orientohen të dy vendet.

“Ne kemi nevojë vetëm tre gjëra: Dialog, dialog, dialog. Pjesa tjetër është thjeshtë politikë e keqe. E di më së miri se është më e lehtë ta thuash se ta bësh një gjë të tillë, por çdo rrugë e shkurtër që merret përtej dialogut të vështirë, madje të dhimbshëm midis Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm për ato të dyja, po për të gjithë rajonin, shpie në një territor shumë të rrezikshëm. Nuk e zgjodhëm ne të jetonim në këtë lagje sekëlldisëse të Evropës, që quhet Ballkan, madje nëse do të mundeshim do ta kishim zëvendësuar njëri-tjetrin me fqinj të tjerë. Por së pari, nuk ka asnjë vend tjetër në këtë planet ku ta transferojmë vendin tone dhe së dyti, secili prej fqinjëve tanë është këtu për të qëndruar”, tha Rama.

Rama tha se vendet e Ballkanit duhet të mësojnë shpejtë se i duhet të jetojnë me njëri-tjetrin të punojnë me njëri-tjetrin e të ndihmojnë njëri-tjetrin pasi kështu është në interesin e të gjithëve.

Ai tha se ndërtimi i urave të bashkëpunimit me Serbinë është gjëja e duhur për Shqipërinë.

“Ne kemi nevojë vetëm tre gjëra: Dialog, dialog, dialog. Pjesa tjetër është thjeshtë politikë e keqe. E di më së miri se është më e lehtë ta thuash se ta bësh një gjë të tillë, por çdo rrugë e shkurtër që merret përtej dialogut të vështirë, madje të dhimbshëm midis Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm për ato të dyja, po për të gjithë rajonin, shpie në një territor shumë të rrezikshëm. Nuk e zgjodhëm ne të jetonim në këtë lagje sekëlldisëse të Evropës, që quhet Ballkan, madje nëse do të mundeshim do ta kishim zëvendësuar njëri-tjetrin me fqinj të tjerë. Por së pari, nuk ka asnjë vend tjetër në këtë planet ku ta transferojmë vendin tone dhe së dyti, secili prej fqinjëve tanë është këtu për të qëndruar”, tha Rama.

Ditë më parë, Rama, kur ishte pyetur nëse do të ndihmonte Kosovën me trupa policore e ushtarake pas situatës në veri, pati thënë se Kosova është shtet sovran dhe në territorin e saj nuk ka nevojë për trupa policore të shteteve të tjera.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiaj: Shpifjet ndaj meje, pjesë e fushatës së koordinuarRTKlive

Fitorje Pacolli i reagon Time Kadriajt pasi i tha  “merre terapinë”: Sa herë më sulmoni, vetëm më bëni më të fortë

Osmani në Washington DC: Diskutim për strategjinë euroatlantike të Kosovës

“Një plagë e Evropës që ende nuk është shëruar” — Kurti në Bosnje Hercegovinë për të përkujtuar gjenocidin serb në Srebrenicë

Avokati Tomë Gashi demanton shpifjet e mediave: ambasadori Martin Berishaj nuk ka shtetësi të Serbisë

Kosova News 15/12/2022 15/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiaj: Shpifjet ndaj meje, pjesë e fushatës së koordinuarRTKlive
17:05 -11/07/2025
Macron: Nuk ka vend në BE për ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë
17:03 -11/07/2025
Fitorje Pacolli i reagon Time Kadriajt pasi i tha  “merre terapinë”: Sa herë më sulmoni, vetëm më bëni më të fortë
16:59 -11/07/2025
Osmani në Washington DC: Diskutim për strategjinë euroatlantike të Kosovës
16:53 -11/07/2025
“Një plagë e Evropës që ende nuk është shëruar” — Kurti në Bosnje Hercegovinë për të përkujtuar gjenocidin serb në Srebrenicë
16:39 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?