KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërcënimet e Serbisë, reagon Jashari: Jemi të gatshëm t’i dalim zot vendit tonë
Siguri

Kërcënimet e Serbisë, reagon Jashari: Jemi të gatshëm t’i dalim zot vendit tonë

Kosova News
Kosova News 12:42 -13/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka reaguar për situatën e krijuar në veri të vendit. Jashari në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova si shtet i pavarur, është ndërtuar mbi parimet demokratike që sigurojnë liri dhe të drejta të plota për secalin qytetarë të saj, pa dallim.

Më tutje, ai ka shkruar se si shtet i ri në negociatat e shumta që kemi pasur janë bërë kompromise të dhimbshme në emër të ruajtjes së paqes, stabilitetit rajonal dhe miqësisë ndërkombëtare.

“Shtetin tonë nuk mund të kërcenojë dhe as cenojë askush nga Serbia, ne jemi të gatshëm si shtet por edhe si shoqëri që t’i dalim zot vendit tonë, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të lirisë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Në këtë rrugë, sipas tij, jetike mbetet unifikimi i spektrit politik në vend për të përmbyllur këtë kapitull.

Postimi i plotë i Jasharit:

Republika e Kosovës si shtet i pavarur, është ndërtuar mbi parimet demokratike që sigurojnë liri dhe të drejta të plota për secilin qytetar të saj, pa dallim.

Veprimet e fundit të shtetit tonë, policisë së shtetit nuk duhet të shikohen e gjykohen ndryshe pos si zbatim i detyrave të përcaktuara nga kushtetuta jonë e të njohura edhe me konventa nderkombëtare. Shtrirja e sovranitetit shtetëror në çdo cep të territorit është obligim që duhet realizuar medoemos.

Si shtet i ri, nga negociatat e shumta që kemi pasur kemi bërë kompromise të dhimbshme në emër të ruajtjes së paqes, stabilitetit rajonal dhe miqësisë nderkombëtare.

Me të drejtat që ua kemi garantuar me kushtetutë komuniteteve pakicë, kemi dhënë shembull në Evropë dhe botë sa i përket respektimit të lirive dhe të drejtave në shkollim, punësim, pjesëmarrje në qeverisje etj.

Pra kemi dhënë aq shumë në luftë dhe në paqe, e po ashtu edhe në tavolinë në negociata e bisedime dhe tani e vetmja gjë që duhet bërë është ofrimi i sigurisë për banorët në veri dhe zhvillimi i kësaj pjese të vendit nëpërmjet punësimit dhe krijimit të perspektivës për të gjithë pa dallim.

Njëkohësisht Evropa dhe mekanizmat tjerë nderkombëtar duhet të shohin politikën destruktive të Beogradit dhe të merren seriozisht me kërcënimet e Serbisë dhe atyre që ende jetojnë me iluzione e propaganda të Millosheviqit të cilat rrezikojnë stabilitetin e ballkanit dhe me gjerë. Barrikadat në veri duhet të largohen menjëherë, qytetarët atje nuk duhet të vazhdojnë të mbahen peng nga politika e Beogradit.

Shtetin tonë nuk mund të kërcenojë dhe as cenojë askush nga Serbia, ne jemi të gatshëm si shtet por edhe si shoqëri që t’i dalim zot vendit tonë, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të lirisë.

Në gjithë këtë rrugë, jetike mbetet unifikimi i spektrit politik në vend për të përmbyllur këtë kapitull, në koordinim të plotë me SHBA-të dhe shtetet e Evropës e botës demokratike.

Krenar me Policinë tonë që pavarësisht rrethanave qendrojnë në shërbim të shtetit dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës.

#Bashkë

#mosbliprodhimeserbe

Gjithashtu lexoni:

​Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen rëndë dy persona

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për tentimvrasje në Mitrovicë

Policia e Kosovës parandalon kontrabandën me mallra në Zubin Potok

87 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 2553 gjoba

Aksion i përbashkët në Gjilan dhe Viti: Kontrollohen 35 auto parkingje, evidentohen shkelje

Kosova News 13/12/2022 13/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Bajrami po gënjen për Deponinë e Sferkës, KMDK-ja nuk e menaxhon atë
18:00 -19/07/2026
Ambasadori gjerman: Institucionet të formohen sa më shpejt, të shmanget një tjetër pasiguri
17:46 -19/07/2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran
17:23 -19/07/2026
​Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen rëndë dy persona
15:54 -19/07/2026
Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij
15:15 -19/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?