Gjatë javës së kaluar situata në veri të Kosovës u tensionua disa herë me sulme të shumta.
Për sulmet në zyrat e KKZ-së, ndaj zyrtarëvë atje, por edhe ndaj Policisë së Kosovës u arrestua si i dyshuar ish-polici serb Dejan Pantiq, shkruan KosovaNews.
Pas arrestimit të tij serbët lokalë në veri të vendit u alarmuan duke vendosur edhe barrikada në disa lokacione.
Por ndaj Dejan Pantiqit është caktuar masa e paraburgimit prej një muajsh.
Këtë e konfirmoi për REL-in, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, i
Sipas saj, Pantiqi dyshohet për “kryerjen e veprës penale terroriste”.


