KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Will Smith rikthehet në ekran të madh me filmin “Emancipation”
Kulturë

Will Smith rikthehet në ekran të madh me filmin “Emancipation”

Kosova News
Kosova News 14:36 -12/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Filmi “Emancipation” e rikthen Will Smithin në ekran pas incidentit në ceremoninë, “Oscar”. Aktori ishte i pranishëm në premierën e kësaj drame në Los Angeles, ku u shoqërua nga familja dhe kolegët e tij.

“Të thirresh me emër racist 100 herë në ditë nga aktorë shumë të mirë, ishte mjaft e vështirë. Por, në fakt kjo ishte një përvojë e vështirë për të gjithë. Është sikur t’i rikrijosh ato skena që kanë ndodhur vërtetë. Ne ishim duke xhiruar në lokacionin ku kanë ndodhur gjërat që po provonim t’i sjellim në film. Pra lirisht mund të them se ishin xhirime brutale, moti ishte i keq dhe tema që po e trajtonim ishte e rëndë. Për ta ruajtur energjinë e filmit, të gjithë u desh të ballafaqoheshim me disa situata të vështira. Por shpresa jonë ishte që, duke i shfaqur këto anë të këqija dhe të vrazhda, do të mund t’i edukojmë njerëzit dhe do të jemi në gjendje të krijojmë empati”.

Kolegët e Smithit në film, Charmaine Bingwa dhe Ben Foster, thanë se xhirimi në një plantacion të vërtetë nuk ishin të lehta, por ju vjen mirë që kanë mundësi ta ekranizojnë një histori kaq të rëndësishme.

“Ishte ngarkuese. Nuk ishte përvojë e lehtë sepse kemi xhiruar në një plantacion të vërtetë. Dhe ti mund ta ndieje shpirtin e njerëzve atje. Ishte një ngarkesë e madhe emocionale por mendoj se në raste të tilla, thjeshtë duhet ta gjesh mënyrën e duhur për t’u kujdesur për veten. Më kujtohet që e pranova një mesazh gjatë procesit të xhirimeve dhe menjëherë shpërtheva në lot. Kam qarë për 90 minuta. Por, sado e dhimbshme që ishte, më bëri ta kuptoj se çdo dhimbje që unë po e kaloj, zbehet në krahasim me atë që e përjetuan të gjithë këta njerëz të robëruar. Pra, në ato momente duhet ta kujtojmë arsyen pse jemi duke e bërë këtë punë”, deklaroi Bingwa.

“Epo, gjithçka që duhet të bëni është ta hapni një gazetë dhe ta shikoni burimin e lajmeve. Do të shihni racizëm, antisemitizëm, dhunë sistematike dhe dhunë e një mizorie të paimagjinueshme. Unë vij nga një linjë emigrantësh. Familja ime vjen nga Ukraina dhe Rumania dhe ata marshuan me Martin Luther King. Babai dhe gjyshi im marshuan me Martin Luther King, kështu që unë nuk jam një person haptazi politik, por besoj që nëse mund të ndihmoj dhe të shërbej në të mirë përmes punës sime si aktor, në njëfarë mënyre po e vazhdoj një traditë që mund të ketë një ndikim pozitiv në shoqërinë tonë dhe në mbarë njerëzimin”, përfundoi Foster.

Me regji të Antoine Fuqua, “Emancipation” e sjell Smithin në rolin e një burri të skllavëruar të quajtur Peter, i cili arratiset nga një plantacion në Luiziana. Ky është roli i parë filmik i aktorit nga skandali i muajit mars, kur shakanë e Chris Rockut për gruan e tij, Jada Pinkett Smith, vendosi ta kundërshtojë përmes dhunës.

Në një intervistë të fundit, Smith, tha se e kupton nëse njerëzit nuk janë të gatshëm ta përkrahin filmin e tij të ri, për shkak të veprimit të turpshëm në “Oscars”.

“Emancipation” u lansua në plaftormën digjitale “Apple TV+”, të premten më 9 dhjetor.

Gjithashtu lexoni:

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Kurti: “Hasi Jehon”, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar

Teatri i Pogradecit sjell në Prizren komedinë e zezë “Vetmi në Perëndim” të Martin McDonagh

Çeku: Jemi të përkushtuar të modernizojmë infrastrukturën kulturore

Kurti priti ekipin organizativ të festivalit PITF

Kosova News 12/12/2022 12/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Atalanta mposht Romën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve
23:10 -12/05/2025
Osmani, për Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës
22:55 -12/05/2025
Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë
22:52 -12/05/2025
BE sjell ekspertë për testim të Urës së Ibrit
22:23 -12/05/2025
Dronët ukrainas shkatërrojnë sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse që kushton 25 milionë dollarë
21:48 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?