KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Analistët: Plani franko-gjerman është më afër qëndrimeve të Kosovës
Politikë

Analistët: Plani franko-gjerman është më afër qëndrimeve të Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:36 -12/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Propozimi i përditësuar franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, nuk mund t’i nënshtrohet ndonjë analizë të mirëfilltë, pasi i njëjti nuk është bërë publik. Kështu vlerësojnë njohës të rrethanave politike në vend, duke shtuar se nuk mund të quhet as i “ dëmshëm” për vendin meqë edhe qëndrimi i BE-së është më i përafruar me atë të Kosovës.

Proceset e ndjeshme ndërkombëtare të bisedimeve në përgjithësi zhvillohen nën vellon e sekretit. I këtij lloji është edhe plani franko-gjerman. Kështu thotë njohësi i rrethanave politike në vend, Demush Shasha, për Radio Kosovën. Megjithatë, bazuar në qëndrimet e palëve të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi, Shasha detekton disa gjëra.

“E para po shihet që propozimi është  më shumë në favorin e Kosovës e më pak në favorin e Serbisë. E them këtë, sepse zoti Kurti ka deklaruar se është një propozim i mirë pasi që flet për vlera, përparime universale”, thotë Shasha.

“Pra, flet për gjëra siç është njohja e ndërsjellë ndërmjet palëve për sa i përket sovranitetit, integritetit territorial të dy palëve”.

Sipas tij, këto janë konceptet universale që shkojnë në thelb të heshtjeve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Analisti Shasha e mbështet këtë mendim edhe me argumentin shtesë duke thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka cilësuar planin franko-gjerman si problematik për Serbinë derisa është kundërpërgjigjur me një dokument jo-zyrtar serb ku kanë shpjeguar pikat kyçe të mos-dakordimit. 

Më tej, ai thotë se edhe qëndrimi i Bashkimit Evropian është më i përafruar me atë të Kosovës.

“Ne pamë deklaratën e z. Lajçak  kur ai nënvizon se renditja ose hierarkia e negociatave është që tani palët duhet të fokusohen në propozimin franko-gjerman”, thotë ai.

“Dhe, kjo është në përputhje me atë çfarë thotë z. Kurti. Nuk është në përputhje me atë çfarë thotë z.Vuçiq. Z.Vuçiq nuk thotë se në rend dite është propozimi franko-gjerman”, shpjegon analisti Shasha.

“Ai thotë se në rend dite janë zbatimi i marrëveshjeve që presin zbatim që 10 vite”.

Njohësi i rrethanave politike, Dorajet Ymeri, thotë se në propozimin e përditësuar franko-gjerman mund të jenë përfshirë komentet e palëve të përfshira në dialog. 

“Me gjasë liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë pasur një komunikim me Bashkimin Evropian, përkatësisht me ata të cilët e kanë draftuar një projekt të tillë dhe me gjasë këto komente kanë mundur të inkorporohen”, deklaron Ymeri.

Ai thotë se nuk është e mundur të bëhet ndonjë analizë e mirëfilltë për këtë propozim meqë detajet nuk janë bërë publike , madje as në versionin e parë të këtij dokumenti.

Gjithashtu lexoni:

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Kosova News 12/12/2022 12/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?