KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri i Mbrojtjes së Kosovës i reagon Vuçiqit dhe Bërnabiqit: Periudhës së shantazheve-kërcënimit të Serbisë, i ka ardhur fundi
Siguri

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës i reagon Vuçiqit dhe Bërnabiqit: Periudhës së shantazheve-kërcënimit të Serbisë, i ka ardhur fundi

Kosova News
Kosova News 15:52 -11/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes së Repubklikës së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se i vetmi zhvillim i Serbisë këto 23 vite është përditësimi i politikës së Milosheviqit me metodat ruse të luftës hibride, raporton KosovaNews.

Ai theksoi se deklaratat e Vuçiqit dhe Bërnabiqit, me tentim destabilizimin e veriut të Republikës së Kosovës janë plotësisht të papranueshme.

“Periudhës së shantazheve, kërcënimit, i ka ardhur fundi”, ka thënë në reagimin e tij Mehaj.

Ain tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, të gjitha autoritetet dhe institucionet e sigurisë, do të zbatojnë dhe marrim veprime në përputhje me ligjshmërinë, kushtetueshmërinë dhe obligimin që e kemi ndaj qytetarëve tanë pa dallim etnie.

“Në Republikën e Kosovës nuk do të lejohet më veprimi i grupeve kriminale serbe që udhëhiqen nga Beogradi, e asnjë formë e ilegalitetit që pengon integrimin e komunitetit serb në veri të vendit, dhe që ka për qëllim sabotimin e institucioneve”, ka theksuar Mehaj.

Ai tha se dorëheqjet e pjesëtarëve të komunitetit serb nga Policia e Republikës së Kosovës si dhe deklaratat e autoriteteve serbe për dërgimin e trupave ushtarake brenda territorit të Republikës së Kosovës, flasin shumë për një mendësi që vazhdon të funksionoj bazuar në politikën Millosheviane e edhe ruse, që do kaosin e edhe luftën, por që është fantazi e një mendjeje të sëmurë, e parealizueshme në realitetin e çdo shteti që është ndërtuar mbi bazën e vlerave demokratike evropiane dhe vullnetin e popullit.

“Tendencat serbe të Rusisë së Ballkanit nuk kanë vend në shtetin tonë. Nuk do të ndodhin ngase nuk do të lejohen asnjëherë. Shteti i Republikës së Kosovës në gjithë gjatësinë e vet territoriale ka burra e gra, pjesëtarë të Policisë e të Ushtrisë, që i dalin për zot në çdo kohë, që e duan atdheun e mbrojnë qytetarët e vet. Mendësia destabilizuese ruse nuk ka vend në Ballkanin evropian proamerikan që në lëkurën e vet ka përjetuar mjaftueshëm trazira sa për t’i njohur dhe mos t’i lejuar më”, ka shkruar Mehaj.

Ai shtoi se në koordinim me aleatët tanë jemi për paqe dhe dialog, aq sa jemi të vendosur për mbrojtje dhe siguri.

“Republika e Kosovës synon të ardhme demokratike dhe prosperuese si pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, çdo përshkrim tjetër nuk përkon me realitetin tonë si shtet”./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri

Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

Kosova News 11/12/2022 11/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?