KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Doktor Ditor Haliti caktohet zëvendësues i drejtorit të përgjithshëm në IML
Siguri

Doktor Ditor Haliti caktohet zëvendësues i drejtorit të përgjithshëm në IML

Kosova News
Kosova News 15:38 -09/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pasi janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) për shkak të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit dhe sot ushtruesi i detyrës së drejtorit në IML, Dr Naim Uka dha dorëheqje morale, është caktuar personi që do të drejtojë këtë institucion.

Pas zhvillimeve të fundit dhe suspendimeve e dorëheqjes, KosovaNews mëson se për të drejtuar Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është caktuar doktor Ditor Haliti.

Deri tani Haliti ka mbajtur pozitën e u.d  udhëheqësit  të Divizionit për Identifikim, Koordinim dhe Përkrahje dhe tashmë me vendim të Ministrisë së Drejtësisë caktohet zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëhërë dhe Haliti tani obligohet që detyrat dhe përgjegjësitë t’i kryej në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se të mërkurën në mbrëmje kanë kuptuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i toksikologjisë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media të mbajtur të enjten Haxhiu ka thënë se tre persona kanë pasur qasje në laborator, ndërsa ende nuk dihet saktë se kur mund të jenë marrë mbi 10 mostra nga laboratori.

Për pasojë janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe pezullimi i tyre  është bërë me vendim të Komisionit Disiplinor të Institutit për Mjekësi Ligjore.

“Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore. Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022”, thuhej nga Ministria e Drejtësisë.

Ndërkaq sot Naim Uka ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në letrën e dorëheqjes që ka siguruar KosovaNeës, rreth arsyjeve të dorëheqjes Uka thotë se ndjen përgjegjësi morale rreth rastit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit në këtë institucion.

“Duke i’u referuar situatës së krijuar në Institutin për Mjekësi Ligjore, dhe duke pasur parasysh përgjegjësin hierarkike institucionale nga pozita e Zv.Drejtorit të Institutit për Mjekësi Ligjore, e ndjej si obligim moral të jap DORËHEQJE TË PAREVOKUESHME”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Zhdukja e mostrave të Deharit: Jep dorëheqje u.d. i drejtorit të Institutit për Mjekësi Ligjore

Pas raportimit se mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur nga laboratori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), konkretisht nga laboratori i toksikologjisë, Prokuroria Speciale e Kosovës tashmë ka nisur hetimet.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016./KosovaNews

Prokuroria Speciale nis hetimet për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Gjithashtu lexoni:

Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën

Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e një polici

Ekipi turk i Monitorimit në KFOR vazhdon të japë kontribut të madh në ofrimin e sigurisë në Kosovë

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Dalin detajet e 60 vjeçarit që vdiq duke pirë kafe në një lokal në Prizren

Kosova News 09/12/2022 09/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit
19:50 -06/07/2025
Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
19:18 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?