KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Agim Veliu në emër të LDK-së tregon se kjo parti nuk e përkrah Projektligjin për Zyrtarët Publikë
Politikë

Agim Veliu në emër të LDK-së tregon se kjo parti nuk e përkrah Projektligjin për Zyrtarët Publikë

Kosova News
Kosova News 14:56 -09/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës tregoi se kjo parti nuk e përkrah dhe nuk do ta votojë Projektligjin për Zyrtarët Publikë në formën që është aktualisht.

Ai renditi disa arsye se pse ky projektligj është përpjekje e Qeverisë për të degraduar administratën shtetërore dhe komunale, me theks shërbimin civil.

Sipas Veliut ky projektligj është antikushtetues sepse cenon rëndë të drejtën e punësimit si një prej të drejtave kryesore të njeriut dhe për shkak të përpjekjes së qeverisë për të përvetësuar kompetencën e komunave për të rekrutuar stafin e tyre.

“Në vend se ky projektligj të reflektonte përballë gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese të dhëna përmes aktgjykimit të publikuar më 12.07.2020, me dispozitat që përmban duket se e përbën saktësisht të kundërtën”, tha ai në fjalën e tij në Kuvend.

Veliu shtoi se nuk ka logjikë juridike e as politike që një pushtet t’i rekrutojë stafin civil një pushteti tjetër, pasi që pushteti lokal është kategori kushtetuese e veçantë nga pushtetit qendror.

Mospajtim kishte edhe me shtimin e masave disiplinore të pezullimit nga puna pa pagesë deri në 6 muaj nga komisioni disiplinor dhe të uljes në pozitë apo degradimit, masë e cila tha që ka qenë në kohën e UNMIK-ut, për të cilën mbase qeveria ka nostalgji.

Ky projektligj, sipas tij, pamundëson edhe rritjen në pozitë të nëpunësit civil të cilët dëshmojnë performancë të mirë.

Megjithatë, ai u pajtua me një dispozitë për të cilën e përgëzoi ministrin Sveçla. Ai e kishte fjalën për nenin 36 për praktikantët, e cila më parë nuk ka qenë e rregulluar me ligj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili prezantoi sot këtë projektligj tha se ai do të ofrojë mundësi të punës praktike për gjeneratat e reja.

Ai tha se ky projektligj është pika kyçe për reformën e administratës publike dhe rrjedhimisht adresimin e nevojave të kësaj shoqërie.

Problemet, ngecjet dhe mungesat në administratën publike, sipas tij janë të njohura dhe të evidentuara në raportet vendore dhe ndërkombëtare.

“Administrata e mbyllur dhe pamundësi për gjithëpërfshirje, ndërhyrjet politike dhe nepotizëm në proceset e rekrutimit, mungesa e efikasitetit dhe kapaciteteve të limituara profesionale, mungesa e një sistemi efikas për matjen e performancës dhe llogaridhënies menaxheriale, mungesa e përfaqësimit të grave, komuniteteve dhe personave me aftësi të kufizuara, mungesa e normave gjithëpërfshirëse që rregullojnë marrëdhëniet e zyrtarëve të bazuar në parime”, sipas Sveçlës janë disa nga problemet kryesore që duhen zgjidhur përmes këtij projektligji.

Ministri Sveçla prezanton para deputetëve Projektligjin për Zyrtarët Publikë, administrata duhet të hapet

Nisma e Qeverisë së Kosovës për nxjerrjen e një ligji për reformën e administratës shtetërore deri tani ka marrë përkrahje nga një pjesë e shoqërisë, kurse një pjesë tjetër, sidomos ajo e opozitës e ka kritikuar.

Sido qoftë nisma për Reformë në Administratës Publike (RAP) është një proces dinamik që synon rritjen e kapaciteteve të saj për ofrimin e shërbimeve më të mira publike dhe me ligjin e ri Qeveria po synon që të sigurohen emërime të bazuara në merita në të gjithë administratën publike përmes procedurave transparente dhe mekanizmave të monitorimit, raporton KosovaNews.

Hapet konkurrenca, ndryshimet dhe REFORMA e thellë që parasheh Ligji i ri për zyrtarët publikë

Gjithashtu lexoni:

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

Kosova News 09/12/2022 09/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
09:43 -28/06/2025
Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta
09:04 -28/06/2025
Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës
08:45 -28/06/2025
Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit
08:31 -28/06/2025
Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike
08:27 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?