KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla e bindur se është momenti i duhur për të aplikuar për statusin e kandidatit për BE
Politikë

Gërvalla e bindur se është momenti i duhur për të aplikuar për statusin e kandidatit për BE

Kosova News
Kosova News 12:48 -09/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se është momenti i duhur për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo tha se për këtë hap janë koordinuar edhe me partnerët dhe se kanë mbështetjen e tyre.

“Ka strategji shumë të qartë rreth anëtarësimit në BE dhe ka koordinim me partnerët tonë si në BE, ashtu edhe në SHBA rreth aspiratave tona për anëtarësim në BE. Jo vetëm që ka koordinim, por edhe mbështetje të fuqishme për aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE”.

Në pyetjen e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës, Gërvalla tha se ka progres.

“Po, ka pasë një strategji të qartë të lobimit për hyrje në KiE para dorëzimit të kërkesës. Kosova ka bërë progres të dukshëm në rrugën e saj në anëtarësimin në Këshillin e Europës”.

Kryediplomatja tha se janë të vetëdijshëm për sfidat që ka Kosova përpara, por se sfidat s’duhet ta zmbrapsin Kosovën për të bërë formale aspiratën e saj për anëtarësim në BE.

“Përcaktimi i qartë i Kosovës është hyrja në BE, kjo është perspektiva kjo është e ardhmja e qartë dhe nëse në anën tjetër shohim zhvillimet e muajve të fundit që kanë një interesim më të shtuar të shteteve anëtare të BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Pra, pas një faze as që kanë qenë temë integrimi i Ballkanit Perëndimor për vite të tëra, që nga presidenca sllovene e BE-së tema është aktualizuar. Nëse i themi këto të dyja, atëherë cila do të ishte përgjigjja më e natyrshme dhe më e logjikshme se sa që Kosova më në fund të paraqesë kërkesën, pra të shprehë vullnetin e saj për t’u bërë anëtare e BE-së”.

Ajo tha se natyrisht që procesi nuk përfundon me dorëzimin e kërkesës, por fillon një fazë e rëndësishme që Kosova, si një ndër gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, shpreh aspiratat edhe formalisht për t’u anëtarësuar në BE.

“Nuk ka alternativë tjetër nga kërkesës formale për t’u anëtarësuar në BE dhe për të filluar procedurat në të cilat kanë kaluar edhe të gjitha shtetet tona fqinje deri në atë që do të jetë finalja – anëtarësimi i Kosovës në BE. Askush në Qeverinë e Republikës nuk është naiv të mos i dijë sfidat që kemi përpara. Të gjithë e dimë që ka shtete mosnjohëse, të gjithë e dimë që ka skepticizëm, të gjithë e dimë që sa më shumë i rrit provokimet dhe presionet Serbia, aq më shumë frikësohen disa nga shtetet e BE-së me atë mënyrën e tyre se ‘rendi dhe ligji janë njëra anë, por nuk duam konflikte’. Zgjidhja nuk mund të jetë të stepemi, të dorëzohemi para krimit, tensioneve dhe shantazheve”.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Kosova News 09/12/2022 09/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?