KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetët nga PDK, LDK dhe AAK të gjithë me vërejtje për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji
Politikë

Deputetët nga PDK, LDK dhe AAK të gjithë me vërejtje për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji

Kosova News
Kosova News 12:27 -08/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës e ka filluar seancën e jashtëzakonshme, ku po diskutohet për kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

Me të filluar seanca ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë propozim-vendimin e Qeverisë për zgjatjen të masave.

“Për herë të parë shpalljen masave emergjente Qeveria e ka kërkuar në gusht. Meqë situata me energji nuk është përmirësuar qeveria ka marrë vendim për zgjatje edhe dy herë nga 30 ditë. Qeveria ka miratuar vendimin për zgjatjen e sërishme të masave. Duke marrë parasysh krizën energjetike në Evropë, Qeveria i kërkon Kuvendit zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji”, ka theksuar Rizvanolli.

Por partitë opozitare kanë pasë verëtje e kritika për mënyrën si po bëhet zgjatja e masave emergjente të furnizimit me energji.

Komisioni për Ekonomi e ka shqyrtuar propozim-vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji dhe Kuvendit ia ka rekomanduar miratimin e tij, ka thënë deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Shala ka thënë se nga Qeveria nuk është marrë asnjë hap tjetër pos ai për shpalljen e gjendjes emergjente.

“Unë pajtohem që nuk ka ndryshim të gjendjes në tregun energjetik por nuk ka ndryshim as të menaxhimit. Neni 25 i cili po keqpërdoret i ligjit për energji e jep mundësinë e shpalljes së jashtëzakonshme. Por aty janë nenet pasuese për moskeqpërdorim të gjendjes. Aty thuhet se kur Kuvendi e vlerëson që ministrja dhe qeveria nuk po gjejnë zgjidhje hyn në fuqi pika 4 e nenit 25. Aty thuhet se Ministria pas marrjes së masave ka obligim nxjerrjen e akteve ligjore për krijimin e legjislacionit sekondar, por asnjë veprim nuk është marrë deri më tash te qeveria në këtë drejtim, vetëm shpallje te gjendjes emergjente dhe asgjë tjetër”.

Kurse deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se Qeveria ka sjellë paralizë.

Sipas tij, Qeveria qe një vit e më shumë të vetmin veprim që ka marrë është shpallja e gjendjes emergjente dhe asnjë përfitim për qytetarët.

“U shpenzuan mbi 100 milionë euro për energjinë elektrike dhe ende nuk kemi asnjë dritë në fund të këtij tuneli. Në mes të gushtit filluan reduktimet e energjisë imagjinoni çka do të ndodhë në fund të këtij muaji e në shkurt e mars me reduktime”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk është asnjë projekt, por sipas tij vetëm krizë kronike energjetike, vetëm gjendje emergjente dhe asnjë opsion.

Po ashtu edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë për masat lidhur me krizën energjetike.

Ai në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend për këtë temë ka thënë se Qeveria ka eksperimentuar me masat emergjente.

Ka fajësuar se nuk ka bashkëpunim me opozitën.

“Në emër të Grupit Parlamentar nuk di si ta komentoj këtë tentim vendim të qeverisë. Qysh nga fillimi i qeverisjes Kurti nga mosdija për udhëheqje është eksperimentuar në baza emergjente. E nderuar qeveri, lidhur me këtë temë keni mospërputhje të njohjes së konceptit emergjent sepse është e 6-ta herë që e shpallni këtë gjendje. Tregojuni qytetarëve që nuk bashkëpunoni me opozitën”.

Lekaj ka shtuar se Qeveria nuk e ka marrë seriozisht gjendjen me energjinë.

“Tregojuni që jeni qeveri e hajgareve. Tregojuni si të flenë si lahen, si të vishen e si t’i izolojnë shtëpitë. Për fat te keq për Kosovën kjo qeveri nuk ka lidhur kontratat jashtë shtetit për furnizim me energji. Përballë të gjitha këtyre problemeve vendimi më i mirë është që ta quajmë ministri apo Qeveri emergjente”.

Gjithashtu lexoni:

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve

Kosova News 08/12/2022 08/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?