Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar disa fotografi të ushtarëve të Kosovës gjatë stërvitjeve të tyre që kanë zhvilluar kohën e fundit.
Ai tha se ushtarakët po përgatiten që të jenë gjithnjë në gatishmëri për atdheun.
“Të gjitha stërvitjet tona konfirmojnë mirëqenien e lartë fizike, mendore dhe morale, disiplinën dhe stërvitjen me profesionalizëm të lartë të ushtarakëve tanë në secilin nivel dhe elementë të forcave tona. Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!”, ka shkruar Mehaj.







