KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova përfiton mbi 100 milionë euro grant nga BE-ja për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave
Ekonomi

Kosova përfiton mbi 100 milionë euro grant nga BE-ja për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave

Kosova News
Kosova News 20:34 -07/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova ka përfituar mbi 100 milionë euro nga Bashkimi Evropian për zbatimin e projekteve për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbetjeve të ngurta.

Sipas Qeverisë, të dy projektet do të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit sipas standardeve mjedisore të BE-së, ku si qëllim do të jetë zgjidhja e problemit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta dhe ujërave të zeza.

“Projekti i trajtimit të ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës do të përfshijë ndërtimin e linjave të ujërave të zeza, si dhe rehabilitimin e rrjeteve të ujërave të zeza dhe sistemit të ndarjes së ujërave të stuhive”.

“Projekti në fjalë do të plotësojë ndërtimin e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Zeza që është financuar nga Qeveria Franceze, me ç’rast paraqesin investimin më të madh që është bërë në sektorin e ujërave të zeza në Kosovë. Për realizimin e këtij projekti, Qeveria Gjermane përmes KfË-së do të sigurojë në total 42 milionë euro, ndërsa BE-ja do të sigurojë rreth 20 milionë euro. Komuna e Prishtinës dhe ajo e Fushë Kosovës do të kontribuojnë me 9 dhe 2 milionë euro respektivisht”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas qeverisë, projekti për menaxhimin e mbeturinave të ngurta do të zbatohet në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Podujevës dhe atë të Pejës.

“Do të përfshijë ndërtimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e deponive dhe stacioneve të transferimit të mbeturinave të ngurta. Për këtë projekt, Qeveria Gjermane do të sigurojë 20 milionë euro, ndërsa BE-ja 23 milionë euro përmes fondeve IPA. Qeveria e Kosovës do të kontribuojë me 8 milionë euro dhe komuna e Pejës me 3 milionë, duke e bërë kontributin e përgjithshëm kombëtar 11 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Faton Peci: Propozova pako të marrëveshjes politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Përfundon takimi i liderëve të partive politike, a po zgjidhet ngërçi?

U bënë më shumë se dy orë — Liderët politikë ende në takim për zhbllokimin e situatës politike

Nis takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Serbi me bluzë të Arsenijeviqit shoqërohet nga Policia në Gazimestan

Kosova News 07/12/2022 07/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Limaj: Nëse partia e parë s’ka shumicë, t’u jepet mundësia të tjerëve – në fund bën edhe qeveri teknike
19:35 -28/06/2025
Inter bëhet me sulmues të ri, arrihet marrëveshja për transferimin e Ange-Yoan Bonny
19:32 -28/06/2025
Abdixhiku: Me plot zemër do ta votonim me 20 vota kundër Haxhiun, por s’bëjmë shkelje kushtetuese
19:28 -28/06/2025
Faton Peci: Propozova pako të marrëveshjes politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit
19:24 -28/06/2025
Për trëndafila të harlisur deri në ngricat e para, ju duhet vetëm ky produkt i thjeshtë
19:21 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?