KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Vuçiqi dhe Qeveria serbe po i mbështesin grupet kriminale në veri, nuk pres diçka të mirë prej tyre
Siguri

Sveçla: Vuçiqi dhe Qeveria serbe po i mbështesin grupet kriminale në veri, nuk pres diçka të mirë prej tyre

Kosova News
Kosova News 18:15 -07/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media, sot është deklaruar për zhvillimet e djeshme në veri të Mitrovicës, ku u dëgjuan shpërthime dhe të shtëna armësh.

Para gazetarëve, Sveçla ka deklaruar se në mes shtetit ligjor dhe krimit u dëshmua edhe një herë se qytetarët nuk e përkrahën krimin.

 “Drejtësia dhe qëndrueshmëria janë përgjigja jonë e vetme. Qeveria, Policia e Kosovës janë të vendosura në zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Unë mund të ju them se përshtypjet dhe bindjet e mija personale, unë jam i bindun që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet e nevojshme që të garantojë të gjitha proceset demokratike në Kosovë, për më shumë normalisht që janë institucionet përgjegjëse që marrin vendimet. Për sa me takon mua, PK-ja po dëshmohet një polici e aftë që të kryej detyrat e saja ligjore. Policia e Kosovës bën vlerësimet e duhura, ata marrin vendime në bazë të këtyre vlerësimeve. Policia e Kosovës tërë kohën ka qenë në territorin e kësaj komune, ka qenë e angazhuar që të ofrojë siguri për qytetarët. Policia e Kosovës është duke bërë hetime intensivë në bashkëpunim me prokurorinë speciale, tashmë kemi edhe informacionet e para të cilat janë duke u verifikuar përmes më shumë se një kanali, janë duke u mbledhur dëshmitë qoftë filmimet qoftë dëshmitarët okular për këto aktivitete dhe për këta persona që kanë qenë pjesë e kësaj veprimtarie terroriste. Sipas disa informatave që ne i kemi, disa nga pjesëtarët e këtyre grupeve janë ish pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nuk po them të gjithë, disa prej tyre vinë nga ish zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri ka deklaruar se policia është angazhuar maksimalisht që të parandalohen këto raste.

- Reklamë -

“Tash unë nuk pres diçka të mirë, as nga Vuçiq as nga qeveria e Serbisë të cilët realisht janë mbështetësit udhëheqësit financuesit e këtyre grupeve, u japin mburojën politike këtyre grupeve kriminale, dhe nuk pres që këta në një moment të vendosin që do t’i lënë këto praktika. Është në dorën, në obligimin, në detyrën, e institucioneve të Kosovës që këto praktika, këta kriminel të luftohen 24/7 edhe atë suksesshëm, kjo është garancia që këta nuk do të përsërisin kësi lloj veprash. Përndryshe prej tyre nuk pres asgjë të mirë”, ka deklaruar Sveçla.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

Kosova News 07/12/2022 07/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?