Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një person me 300 euro si dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për 3 muaj për shkak se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, shoferi ka drejtuar mjetin me 209 km/h.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njoftimi i policisë:
Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 209 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.