Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person i dyshuar për vrasje në tentativë që ka ndodhur ë Prishtinë.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë siç thuhet në një njoftim pas një pune intensive hetimore nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.
“Policia e ka arrestuar pasi ka arritur që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë. Rasti ka ndodhë me datën 06.10.2022 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -G.B, mashkull 32 vjeç, sot të paraqitet në polici.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./KosovaNews


